Bota

Ndjekja e një stili jetese: Shembulli i një gjermani 34-vjeçar

Oliver Nelting ka adoptuar vullnetarisht një mënyrë jetese të kursyer.

18 Dhjetor 2022, 10:22 Nga k.m.
Ndjekja e një stili jetese: Shembulli i një gjermani 34-vjeçar
Oliver Nelting

GJERMANI- Oliver Nelting është një vegjetarian dhe zakonisht blen rroba të përdorura, mobilje dhe madje edhe pajisje teknologjike. 34-vjeçari nga Hanoveri edhe tani me partneren dhe dy vajzat e tij vazhdon dhe ruan një mënyrë jetese tejet të kursyer.

“Nuk kam asnjë ndjenjë sakrifice apo kufizimi. Kursimi nuk është qëllimi kryesor. Dua të jetoj një jetë sa më të plotë”. Kjo në termat e duhur do të thotë: më shumë kohë me familjen dhe miqtë në vend që të jeni në zyrë gjatë gjithë ditës. Synimi i tij është të kursejë sa më shumë para që të jetë e mundur deri në moshën 40-vjeçare, në mënyrë që të paktën teorikisht të dalë në pension.

Duke filluar nga fundi i vitit 2015, Noelting jep informacion për jetën e tij të përditshme në internet. Së bashku me një mik të mirë kur ishin studentë ata filluan të jetonin me kursim me zgjedhje duke krijuar termin "Frugalist", që i referohet pensionit të parakohshëm. Madje të dy janë fansa të mëdhenj të Money Mustache, i njohur si Pete Adeney, i cili i nxit njerëzit të bëhen të pavarur financiarisht dhe të dalin në pension herët.

“Kam shpenzuar vetëm 100 euro në muaj në supermarket,”-, megjithatë Noelting thotë se sot, shuma është pothuajse dyfishuar.

“Në nëntë vitet e fundit kam regjistruar çdo cent që kam shpenzuar”, përshkruan ai ndërsa regjistron çmimin e kapuçinos me qumësht tërshëre që sapo ka pirë në celularin e tij të vjetër. Celulari i tij kushton 30 euro dhe është model i vitit 2016. Ai thotë se nuk do një celular modern që të mos shpërqendrohet nga aplikacionet dhe të mos shqetësohet për prishjen e smartfonit.

Aktualisht është në pushim, ndërsa më parë punonte 24 orë në javë si ndërtues dhe më pas, 5 orë si profesionist i lirë. Nga të ardhurat e tij neto mujore prej 2300 euro, ai ka ndarë rreth 1200 euro, ndërsa pasuria e tij arrin në 190 mijë euro. Synimi për pavarësi të plotë financiare deri në moshën 40-vjeçare nuk është më prioriteti i tij pasi dëshiron të kalojë sa më shumë kohë me fëmijët e tij.

Që nga viti 2012, studiuesi Eike Wenzel i ka përshkruar këta njerëz në librin e tij "Si do të jetojmë nesër" (Wie wir morgen leben werden) si njerëz me mjete të kufizuara financiare që vlerësojnë qëndrueshmërinë. Wenzel, themeluesi i institutit kërkimor për tendencat e së ardhmes (ITZ) në Heidelberg vëren se ekziston një tendencë e fortë për pavarësi në shoqërinë e sotme. Që nga recesioni ekonomik global i vitit 2008, studiuesi vëren një mosbesim në rritje ndaj institucioneve financiare me një dëshirë të madhe të njëkohshme për liri.

Për Nelting, stili i jetës së kujdesshme është mënyra ideale e të jetuarit në kohë pandemie, inflacioni dhe krize energjitike.

“Sigurisht e kuptojmë që çdo gjë po bëhet më e shtrenjtë. Por për shkak të stilit tonë të jetesës, në fund të muajit ne ende kursejmë para”.

Florian Wagner është dakord se kjo filozofi është më e përshtatshme për kohë të tilla krize.

“Në vitin e parë si inxhinier në 2018, vura re se shpenzoja më shumë me çdo rritje page, por kjo nuk më bëri më të lumtur”, tha 35-vjeçari. Pastaj ai zbuloi lëvizjen e kursimit, rishqyrtoi shpenzimet e tij dhe ndryshoi jetën e tij. Në vitin 2019 u botua libri i tij “Pension 40”. Ndërkohë, Wagner, i cili drejton faqen e internetit (www.geldschnirrbart.de) thotë se i fiton paratë e tij ekskluzivisht në internet.

oliver nelting gjermani

Sondazh

Poll