Bota

OKB & BE: Liria e medias nuk është lodër, Twitter do të sanksionohet

Gazetarët e New York Times, CNN dhe Washington Post ishin në mesin e atyre që u bllokuan nga llogaritë e tyre.

16 Dhjetor 2022, 22:47 Nga I.A
OKB & BE: Liria e medias nuk është lodër, Twitter do të
Twitter

BRUKSEL- Kombet e Bashkuara i janë bashkuar Bashkimit Evropian për të dënuar vendimin e Twitter për të pezulluar disa gazetarë që mbulojnë firmën e mediave sociale. Gazetarët e New York Times, CNN dhe Washington Post ishin në mesin e atyre që u bllokuan nga llogaritë e tyre.

OKB-ja shkroi në Twitter se liria e medias nuk është një lodër ndërsa BE-ja e ka kërcënuar Twitter-in me sanksione. Një zëdhënës i Twitter tha për një faqe interneti të lajmeve teknologjike në SHBA se ndalimet kishin të bënin me ndarjen e drejtpërdrejtë të të dhënave të vendndodhjes.

Melissa Fleming, nënsekretarja e përgjithshme e OKB-së për komunikimet globale, tha se ishte thellësisht e shqetësuar nga raportet se gazetarët po pezulloheshin arbitrarisht nga Twitter.

“Liria e medias nuk është një lodër. Shtypi i lirë është gur themeli i shoqërive demokratike dhe një mjet kyç në luftën kundër dezinformatave të dëmshme” tha ajo.

Më herët të premten, komisionerja e BE-së Vera Jourova kërcënoi Twitter-in me sanksione sipas Aktit të ri të Shërbimeve Dixhitale të Evropës, i cili tha se kërkon respektimin e lirisë së medias dhe të drejtave themelore.

"Elon Musk duhet të jetë i vetëdijshëm për këtë. Ka vija të kuqe. Dhe sanksione, së shpejti," shtoi ajo.

melissa fleming okb twitter elon musk

Sondazh

Poll