Bota

VIDEO/ Sekuestrohet 1 ton drogë në Malin e Zi, organizata kriminale vepronte dhe në Shqipëri, në pranga 10 persona

Dyshohet se anëtarët e organizatës kriminale vepronin në Shqipëri, Malit të Zi dhe më pas drejt vendeve të tjera të rajonit dhe drejt Bashkimit Europian.

16 Dhjetor 2022, 21:10 Nga I.A
VIDEO/ Sekuestrohet 1 ton drogë në Malin e Zi, organizata kriminale
Kanabis

MALI I ZI- Dhjetë persona kanë rënë në pranga sot në Mal të Zi për trafik droge. Dyshohet se anëtarët e organizatës kriminale vepronin në Shqipëri, Malit të Zi dhe më pas drejt vendeve të tjera të rajonit dhe drejt Bashkimit Europian.

Në operacionin “Bruda”, i cili u zbatua nga Drejtoria e Policisë në koordinim me Prokurorinë Speciale të Shtetit, u arrestuan 10 persona dhe u proceduan penalisht 18 persona, të cilët lidhen me kontrabandën e pothuajse një ton marijuanë në nivel ndërkombëtar. Drejtoria e Policisë tha se kontrollet janë kryer në 14 vendodhje në Mal të Zi, ndër të tjera në Budva, Podgoricë dhe Kolashin.

“Aktiviteti është realizuar gjatë një periudhe të gjatë kohore me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë – FBI dhe NCA, dhe në bashkëpunim me oficerët policorë të Sektorit për Luftimin e Krimit të Organizuar të Republikës së Serbisë dhe oficerët e policisë së Bosnjës dhe Hercegovinës," ka thënë Drejtoria e Policisë.

kapen 1 ton kanabis ne malin e zi

Sondazh

Poll