Bota

Mori pjesë në luftën kundër forcave komuniste, Orban merr çmim në SHBA nga Republikanët

Çmimi John Foster Dulles u jepet atyre që marrin pjesë në luftën kundër forcave komuniste.

16 Dhjetor 2022, 20:50 Nga I.A
Mori pjesë në luftën kundër forcave komuniste, Orban merr
Viktor Orban

SHBA- Shoqata më e madhe dhe më e vjetër e të rinjve republikanë në Shtetet e Bashkuara i dha çmimin John Foster Dulles kryeministrit hungarez Viktor Orbán.

“Kryeministri Viktor Orbán është një mbrojtës i përkushtuar i kombit hungarez, duke përfshirë hungarezët brenda kufijve dhe hungarezët e ndarë nga atdheu i tyre me Traktatin e Paqes Trianon”, u tha në ceremoninë e ndarjes së çmimeve.

Çmimi John Foster Dulles u jepet atyre që marrin pjesë në luftën kundër forcave komuniste.

“Kryeministri Orbán i bën gjërat. Ai rinovoi botën mediatike hungareze në mënyrë që ajo t'u shërbejë interesave kombëtare, jo interesave të elitave internacionaliste. Ai ndërtoi një gardh përgjatë kufirit jugor të Hungarisë për të parandaluar hyrjen e emigrantëve të paligjshëm në vend”, tha prezantuesi i çmimit.

Në motivacionin e çmimit për Orban, thuhet se ai nderohet edhe për shkak se demaskoi miliarderin ultra-majtist, George Soros. Të rinjtë republikanë thanë se ai ekspozoi Sorosin dhe organizatat e tij. Çmimi u mor nga Takacs Szabols, ambasadori hungarez në SHBA, pasi Orban nuk ishte dot i pranishëm.

john foster dulles viktor orbán

Sondazh

Poll