Aktualitet

Altin Dumani zgjidhet kreu i ri i SPAK

Kandidati tjetër, Edvin Kondili mori 4 vota, ndërsa Adnan Xholi mori vetëm një votë.

16 Dhjetor 2022, 15:36 Nga F.M
Altin Dumani zgjidhet kreu i ri i SPAK
Mbledhja e KLP

TIRANË- Altin Dumani është zgjedhur kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar 9SPAK), duke zëvendësuar Arben Krajën në këtë post. Dumani mori pesë vota nga procesi i votimit që u zhvilluar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP). Kandidati tjetër, Edvin Kondili mori 4 vota, ndërsa Adnan Xholi mori vetëm një votë.

Seanca në Këshillin e Lartë të Prokurorisë zgjati më shumë se 5 orë e 30 minuta, gjatë të cilës u morën në pyetje të tre kandidatët. E pranishme në fund të seancës ishte edhe vetë ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim. 

adnan xholi altin dumani edvin kondili

Sondazh

Poll