Aktualitet

Radhë të gjata në Poliklinikën e Fierit, qytetarët : Po presim këtu me orë

Kjo pasi me dhjetara qytetarë po rrinë para derës së poliklinikës për të bërë një vizitë te mjeku i familjes.

15 Dhjetor 2022, 17:06 Nga I.A
Radhë të gjata në Poliklinikën e Fierit, qytetarët : Po
Pamje nga poliklinika

FIER- Një fluks pacientësh është krijuar te Poliklinika e Fierit këto kohë. Kjo pasi sipas qytetarëve, spitali duhet të shtojë sportelet, pasi ata po detyrohen të gjithë gjithë ditën te dera për të bërë një vizitë te mjeku. Kjo pasi me dhjetara qytetarë po rrinë para derës së poliklinikës për të bërë një vizitë te mjeku i familjes.

“Ka shumë kohë që kam zënë radhën dhe nuk kam mbaruar. Kam një orë që punoj më thonë që nuk punon kompjuteri. Thonë se ka probleme sistemi dhe po rrim ne. Kam dy ditë rresht që jam këtu, kam dhe orar dhe nuk po futem dot,” tha një qytetar

“Duhet të ketë shtim të sporteleve, shikoni se si është gjendja. Duhet të ketë shtim të sporteleve,” tha një tjetër qytetar. 

poliklinika e fierit

Sondazh

Poll