Bota

Tensionet në veri, EULEX-i konfirmon praninë e grupeve të armatosura dhe të maskuara

Siç ka thënë Përfaqësuesi i Lartë/Zëvendëspresidenti Borrell, ato duhet të largohen menjëherë nga grupet e serbëve të Kosovës pasi që kjo nuk është e pranueshme.

12 Dhjetor 2022, 23:04 Nga I.A
Tensionet në veri, EULEX-i konfirmon praninë e grupeve të
EULEX

KOSOVË- Situata e sigurisë në vendin tonë, konkretisht në veri vazhdon të jetë shqetësuese. Pas dorëheqjes së serbëve të veriut nga institucionet e Kosovës, rezistenca ndaj heqjes së targave ilegale dhe mos formimit të Asociacionit vazhdon në forma të ndryshme. Nga Zyra për Media e EULEX, thonë për Gazetën Sinjali, se situata e sigurisë në Kosovë është shumë shqetësuese dhe e tensionuar.

“Gjatë fundjavës, kemi parë një përshkallëzim me një sërë sulmesh, duke përfshirë kundër Policisë së Kosovës, një patrulle vëzhguese të EULEX-it dhe gazetarëve. Në ditët e kaluara, gjithashtu kemi qenë dëshmitarë të një pranie shqetësuese të armatosur në pjesën veriore të Kosovës, shpesh nga individë dhe grupe të maskuara. Kjo është e papranueshme. Prishja e rendit publik dhe dhuna duhet të ndalen tani. Personat që janë përgjegjës për këto sulme duhet të japin llogari”, thonë nga EULEX.

Më tej nga EULEX-i thonë se gjithashtu, ishin dëshmitarë të ngritjes së barrikadave. Siç ka thënë Përfaqësuesi i Lartë/Zëvendëspresidenti Borrell, ato duhet të largohen menjëherë nga grupet e serbëve të Kosovës pasi që kjo nuk është e pranueshme. Më e rëndësishmja tani është që situata të çtensionohet menjëherë, të rivendoset qetësia dhe të ketë përmbajtje nga veprimet tjera provokuese. Kjo është para së gjithash në të mirën e popullatës lokale, qetësia dhe siguria e së cilës janë në rrezik për shkak të situatës aktuale. EULEX-i është duke kontribuar për qetësinë dhe sigurinë e të gjitha komuniteteve në Kosovë.

Konfirmojmë se një bombë çorientuese (shok-bombë) është hedhur ndaj një patrulle vëzhguese të EULEX-it me 10 dhjetor, në afërsi të Rudares. Asnjë zyrtar i Njësisë Policore të Specializuar të EULEX-it nuk është lënduar dhe nuk janë shkaktuar dëme material”, thonë nga EULEX-i.

 

tensionet në veri të kosovës eulex

Sondazh

Poll