Bota

Tensionet në veri, Von Cramon: Serbët t’i heqin barrikadat, e papranueshme kthimi i ushtrisë serbe në Kosovë

Këtë shënim, eurodeputetja gjermane, që përcjell vazhdimisht zhvillimet mes Kosovës dhe Serbisë, e ka bërë mbi një reagim të kryediplomates së Gjermanisë.

12 Dhjetor 2022, 15:51 Nga I.A
Tensionet në veri, Von Cramon: Serbët t’i heqin barrikadat, e
Viola von Cramon

GJERMANI- Eurodeputetja gjermane, Viola von Cramon, ka rishpërndarë adresimin e shefes së diplomacisë, Annalena Baerbock, ku akuzon Serbinë se po nxit tensione. Me anë të një postimi në Twitter, von Cramon thotë se është e papranueshme deklarata për rikthimin e ushtarëve serbë në territorin e Kosovës.

“Rivendosja e paqes dhe e stabilitetit në veri të Kosovës duhet të jetë prioritet. Posaqërisht sulmet ndaj EULEX-it dhe njoftimi për ushtarët e Serbisë është krejtësisht i papranueshëm. Unë pres që barrikadat e serbëve të Kosovës të largohen për t’u qetësuar situata. Përkrahje të plotë për dialogun e udhëhequr nga BE-ja”, ka shkruar Von Cramon në Twitter.

Këtë shënim, eurodeputetja gjermane, që përcjell vazhdimisht zhvillimet mes Kosovës dhe Serbisë, e ka bërë mbi një reagim të kryediplomates së Gjermanisë.

“Kosova uli tensionet duke i shtyrë zgjedhjet lokale. Serbia e bëri të kundërtën me retorikën e saj së fundmi. Kërkesa për kthimin e forcave serbe në Kosovë është krejtësisht i papranueshëm. Ashtu siç janë sulmet ndaj EULEX-it”, kishte shkruar mbrëmë Baerbock.

ivica daçiç viola von cramon annalena baerbock ana bërnabiç tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll