Art&Argëtim

“A i zhvesh gocat me sy”, Arjan Çani vë në siklet Capital T, e pyet për vajzën që i ka rrëmbyer zemrën

7 Shtator 2019, 07:51 Nga DOSJA
“A i zhvesh gocat me sy”, Arjan Çani vë në siklet

TIRANË– Capital T ditën e djeshme përveç konferencës për shtyp të mbajtur për mediet, ka dhënë dhe një intervistë për Arjan Çanin në “Zonë e Lirë”.

I pyetur për detaje rreth jetës private, mbi të cilat reperi është gjithnjë i rezervuar dhe hermetic, Çani ka arritur që ta pyesë në mënyrë të drejtpërdrejtë nëse është single apo në një lidhje.

Me pyetjet pikante siç moderatori di i është drejtuar reperit Capital T: “A je tip që i zhvesh gocat me sy?”.

Sigurisht që kjo pyetje e ka vënë në siklet reperin, i cili me gjysëm zëri ka kthyer përgjigjen “Jo”.

“Meqë ra fjala, çfarë po bëhet, me kë je në këto momente?”, e ka pyetur Arjan Çani reperin.

Menjëherë pas kësaj ka ardhur dhe pyetja nëse në jetën e Capital T është një vajzë që i ka rrëmbyer zemrën, por reperi ka pohuar se është single.

 

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz arjan çani capital t moderatori reperi zone e lire arjan çani capital t moderatori reperi zone e lire

Sondazh

Poll