Art&Argëtim

“Paguan një dhomë vetëm për syzet”, kërkesat e shfrenuara të personazheve të famshëm në hotele

6 Shtator 2019, 14:38 Nga DOSJA

TIRANË- Shumë herë kemi dëgjuar për personazhe të ndryshme të showbizzit të cilët i kalojnë kufijtë me kërkeas të çuditshme.

Sot në këtë artikull Dosja.al do t’iu tregojë se çfarë kërkojnë personazhet e njohur në hotele.

Justin Timberlake

E çuditshme, por ja që ylli i njohur  qenka i fiksuar pas pastërtisë. Ai gjithmonë kur shkon në hotele, kërkon që bravat e dyerve të dezinfektohen.

Madonna

Ylli i Popit, njihet për një sërë kërkesash që bën në çdo hotel ku ajo akomodohet për pushime, koncerte apo për rastet e punëve. Në vitin 2011  ajo ka bërë një kërkesë të çmendur. Teska i është dashur të qëndrojë disa kohë në Berlin, Madona ka kërkuar që dhoma e saj e hotelit të rinovohej, me vlerë prej 15,000 dollarë amerikanë.

Eminem

Eminem ka kërkesa që të lodhin vërtet, vetëm stafet e hoteleve ku ai ka qëndruar e dinë mirë këtë gjë.

Ai kërkon fletë metalike për t’ua vendosur dritareve që të bllokojë dritën. Dhe më  e çuditshmja është që ai kërkon të ketë sa më shumë zhurmë që ta zërë gjumi. Ndërkohë që të gjithë kërkojnë qetësi për të fjetur.

Katy Perry

Katy Perry kontrollon shumë gjatë para se të vendos se në cilin hotel do të qëndrojë. Perry dëshiron që të akomodohet gjithmonë në një suitë presidenciale.

Elton John

Në mars të vitit 2013 këngëtari ka kërkuar një dhomë vetem për syzet e tij, të cilën e ka paguar vetëm për sigurinë e syzeve të tij. Pasi syzet e tij kërkonin të kishin një temperaturë prej 16 ° C.

Mariah Carey

Ajo ka rezervuar të gjithë hotelin Baglioni në Londër, në vitin 2005, për 35-vjetorin e ditëlindjes.

Mori me qera plotë 15 dhoma dhe kishte me vete 50 valixhe.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz kërkesat e çmendura të tyre personazhet e famshëm kërkesat e çmendura të tyre personazhet e famshëm

Sondazh

Poll