Rama, shqiptari i vetëm që e sheh paqen tek influenca e Vuçiç
Kryeministri i Shqipërise ka shpresë se, nëse Vuçiç përdor influencën e tij, do të kthehet paqja me Veri.
Pas një heshtjeje të pashpjegueshme disaditore, Kryeministri i Shqipërisë vendosi të flasë më në fund për atë që po ndodh në Kosovë. Dhe nuk zhgënjeu. Ndërkohë që e gjithë Bota Perëndimore dhe çdo fëmijë në Kosovë e di se, pas sulmeve ndaj policisë së Kosovës, institucioneve të saj dhe Eulex-it mbrëmë, janë zarat e Beogradit, ndërkohe që influenca e Beogradit që nga 12 qershori 1999, vazhdon të kërcënoje paqen në Kosovë, Kryeministri i Shqipërise ka shpresë se, nëse Vuçiç përdor influencën e tij, do të kthehet paqja me Veri.
Ndërsa Albin Kurti dhe e gjithë klasa politike e Kosovës, në opozitë sot apo në pushtet dje, e thone publikisht atë qe të gjithe e dinë, se Vuçiç është pas rebelimit të armatosur të një grupi serbësh në Veri, se armatosja e Serbisë dhe Wagnerat ruse janë një projekt i përbashkët i dy vendeve sllave për ta ribërë luftën në Kosovë, Edi Rama është i vetmi shqiptar mbi tokë që paqjen e sheh tek influenca e Beogradit.


Po të ishte person privat, kjo nuk do të thoshte asgjë, por si Kryeministër nuk mund të lejohet që një njeri i vetëm ta vendosë Shqipërinë në anën e Serbisë, kundër Kosovës, veçanërisht në këtë moment vendimtar. Ai nuk mund të përfaqësoje me qëndrimin zyrtar të Shqipërisë, ndërkohe që situata po vështirësohet dhe Kosovës i duhet patjetër një ndihmë në përballjen vendimtare me Serbinë nën trysninë e një marrëveshjeje brenda 6-mujorit të vitit të ardhshëm.
Kjo nuk është vetëm çështje e opozitës. Vetë Partia Socialiste duhet të zyrtarizojë qëndrimin e saj. Kjo mund të bëhet me një rezolutë në Kuvend që ta detyrojë qeverinë të mbajë qëndrimin për të cilin e detyron Kushtetuta, ose nëse vazhdon ta shkelë Kushtetutën, të gjejë një Kryeministër tjetër.
Vetëm 3 orë përpara se Kryëministri të deklaronte shpresën për paqe tek influenca e Beogradit, ish-Kryeministri socialist, Pandeli Majko, kishte postuar në Twitter një qëndrim të ashpër ndaj Beogradit, duke e akuzuar se kërkon ta shndërrojë Veriun e Kosovës në Donbas.
Qëndrimi i Majkos është i njëjtë me atë të klasës politike të Kosovës, pa përjashtim, që sheh tek influenca e Serbisë, jo vetëm një shkelje të rëndë se Sovranitetit të Kosovës, por edhe ëndrrën për një luftë tjetër me rezultat të kundërt nga 1999.
Shqipëria nuk e ka luksin të ketë një Kryeministër që ndjek politikë private kundër linjës kombëtare, nuk e ka luksin ta tregojë Serbinë si paqedashëse dhe konfliktin në Veri si një përplasje mes politikave të qeverisë dhe reagimit të minoritetit serb. Ky është një qëndrim i pavërtetë dhe antikombëtar.
Prandaj është e domosdoshme që klasa politikë shqiptare të detyrojë qeverinë që të ndryshojë qëndrim, ose të mbështesë një qeveri tjetër që i shërben interesit Kombëtar në këto momente vendimtare për Kosovën.
Sondazh
Një dedikim për Ambasadoren, që dikur ishte vetëm non grata ime
Në një shkrim të më hershëm, atëherë kur ju ambasadore e kishit “mprehur shpatën edhe një herë pë...
Pakti sekret midis Trump dhe Putin: Ti Ukrainën, unë Shtëpinë e Bardhë!
Vladimir Putin dhe Donald Trump Një biznesmen i panjohur rus, një lobist amerikan, një klub ekskluziv në zemër të Manhatanit....
Post protesta dhe post samiti
Meri Lika Dy ditë pas përfundimit të Protestës dhe Samitit, unë si qytetare kam dalë më e ditur. Kjo jo se më &eum...
Mërgimi, protesta e heshtur e shqiptarëve
Frank-Walter Steinmeier TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është krenar që vendi i tij po pret samitin BE-Ballkani Pe...
'Rroftë evolucioni'! Rishi Sunak me ritme të ngadalta për të shpëtuar Britaninë
Simon Tisdall Nga Simon Tisdall BRITANI- Është bërë e modës të shkarkohet kryeministri i fundit i Britanisë,...
Heshtja fajtore për rruspat te resorti i Irfan Hysenbelliut
Enton Abilekaj Për një qytetar indiferent do të dukej si Astiri, si 5 Maji, si Shkoza, do të dukej sikur News24 ka vendosur më n&...
Unë do të protestoj në 6 dhjetor
Që prej ditës kur opozita deklaroi se ditën e Samitit të BE-së “Ballkani Perëndimor” do të protestonte, makiner...
Në vendin tënd nuk ke ndonjë vlerë nëse nuk konsiderohesh i suksesshëm
Arbër Zaimi Të hënën në rrjetet sociale ishin postuar dy foto përbri njëra-tjetrës, në njërën popsta...
Peshore e trukuar
Foto ilustruese E vockëla opozitë e opozitës, dhe “gjigandët” e komanduar që e drejtojnë atë, dje publikuan ...
Ripërtëritja e Procesit të Berlinit
Berlin Në prezantimin e programit pesë vjeçar të Komisionit Europian, më 15 Korrik të vitit 2014, Presidenti Juncker thekso...



