Editorial

Peshore e trukuar

Jam përpjekur shpesh të kuptojë se çfarë po kërkojnë të arrijnë grupi Basha-Alibeaj-Bardhi, ose siç unë i quaj Rima BAB, por e vetmja gjë që kuptoj është se thjesht duan pazare e grancira, dhe në momentin që ky pazar nuk iu jepet ata nxjerrin kthetrat e përçarjes. Jam përpjekur shpesh të kuptojë se çfarë po kërkojnë të arrijnë grupi Basha-Alibeaj-Bardhi, ose siç unë i quaj Rima BAB, por e vetmja gjë që kuptoj është se thjesht duan pazare e grancira, dhe në momentin që ky pazar nuk iu jepet ata nxjerrin kthetrat e përçarjes.

24 Nëntor 2022, 10:52 Nga Meri Lika
Peshore e trukuar
Foto ilustruese

E vockëla opozitë e opozitës, dhe “gjigandët” e komanduar që e drejtojnë atë, dje publikuan një listë me disa emra për kandidatë në zgjedhjet vendore 2023.
Deri në momentet kur lexova këtë lajm, kam shpresuar se të paktën këtë herë, përfaqëuesit e kësaj opozite false, do të vendosnin në punë trurin dhe moralin dhe do të tërhiqeshin nga kjo shfaqje e paprecedentë e cila po i diskretiton përditë e më shumë.

Por jo, alibeajt nuk më zhgënjyen as këtë herë, ata treguan se moralin e kanë dërguar në kushedi çfarë skutash e nga aty nuk e nxjerrin dot pa marëveshje interesash.

Të bërtasësh e të përbetohesh se je kundër këtij regjimi e nga ana tjetër të mos lësh gurë pa lëvizur për të lënë të ndarë opozitën, tregon se opozita e opozitës nuk po bën asgjë më shumë se sa po bëhet supi mbi të cilin po mbështetet autokracia e pushtetit.

Jam përpjekur shpesh të kuptojë se çfarë po kërkojnë të arrijnë grupi Basha-Alibeaj-Bardhi, ose siç unë i quaj Rima BAB, por e vetmja gjë që kuptoj është se thjesht duan pazare e grancira, dhe në momentin që ky pazar nuk iu jepet ata nxjerrin kthetrat e përçarjes.

Të presësh që një gjykatë të të japë një parti të cilën tashmë e dinë të gjithë që nuk e ke, madje edhe vetë ambasadorja e Amerikës, do të thotë të presësh që halla të bëhet dajo (vulgar ky krahasim por i vërtetë) e kjo gjë ndodh vetëm nëse kapërcehet ylberi (a ka ndodhur ndonjëherë kjo gjë?).

Ky grup po mundohet të krijojë një balancë atipike, por peshoret janë kokëforta, ato tregojnë peshën e saktë dhe e vetmja mundësi që ato të gënjejnë është nëse peshorja trukohet duke shtuar peshë të fshehur tek ana opozitës së opozitës.
Të mundohesh të bëhesh faktor duke shpresuar që pushteti dhe ambasadorët të shtojë fshehurazi gurë nga ana jote e peshores e të shpresosh se kështu elektorati do të zgjedh ty do të thotë të jesh krejt fëmijëror në politikë.  

Grupimi i pakicës nuk ka dhe nuk ka për të patur asnjë përfitim nga trukimi, edhe në rastin më të keq, kur me ndërhyrjen e ambasadores por edhe të pushtetit, gjykata e vetinguar t’ia japë vulën pakicës. Edhe nëse kjo gjë ndodh, BAB-së do t’i ngelet vula dhe muret po jo antarësia dhe elektorati. Të jesh opozitë nuk do të thotë të emërohesh si e tillë me procese false të cilat janë duke u përpjekur të dalin me një shtytje të stimuluar, në favor të pakicës. Të jesh opozitë do të thotë të krijosh besim tek antarësia dhe tek elektorati.

Të rrethosh me banalitet, me dallkaukllëk, me matrapazllëk dhe me paaftësi, mundësinë e vetme që të jepet për të treguar personalitet politik dhe mundësinë që të bëhesh faktor real kundër kësaj autokracie, sipas mendimit tim është një vetëvrasje e paralajmëruar e cila për opozitën e opozitës, pa një pa dy, pritet të ndodh në 14 maj.

Është e vërtetë që shumë prej anëtarëve, simpatizantëve apo edhe elektoratit gri nuk janë dakord që në skenën politike të vazhdojnë të jenë të njëjtat figura si 30 vjetë më parë, por po ashtu është krejt e vërtetë që këta të cilët listova më sipër nuk janë aspak dakord me një opozitë të sforcuar, të krijuar nëpër tavolina ambasadorësh, me një opozitë të komanduar, servile e vegël të pushtetit.
Madje kjo e fundit i bënë votuesit që më mirë të pranojnë figurat 30 vjeçare me krejt gabimet e tyre se sa të përkrahin “liderët” e komanduar dhe me dinjitetin e përlyer e të kthyer në tapet ku shkelen nga këmbët e varësisë së kohëve moderne./Dosja.al

meri lika opozita percarja e opozites

Sondazh

Poll

Editorial 21 Nëntor 2022, 10:11 Ditmir Bushati

Ripërtëritja e Procesit të Berlinit

Berlin Në prezantimin e programit pesë vjeçar të Komisionit Europian, më 15 Korrik të vitit 2014, Presidenti Juncker thekso...

Editorial 20 Nëntor 2022, 12:26 Meri Lika

Eagle Hills apo Corrupsion Hills?

Meri Lika Kryefjala e lajmeve dhe informacioneve të javëve të fundit është pa dyshim afera e Portit të Durrësit. Nisur n...

Editorial 18 Nëntor 2022, 16:00 Arber Zaimi

Anti-principi ekonomik i Ramës

Arbër Zaimi Plani i Ramës për Portin e Durrësit po bie erë të keqe. Erë si ajo e “inceneratorëve”. Qeve...

Editorial 3 Nëntor 2022, 10:54 Meri Lika

Trinomi BAB

Meri Lika Thuhet se në politikë lejohet gjithçka,që nga krimi pa gjurmë gjaku e deri te mashtrimi që nuk lë asnjë...