Aktualitet

Mbahet sot ceremonia hapëse e projektit të ‘Ekipeve Sportive në Shkolla’, ja cilat rrugë bllokohen deri në orën 15:00!

Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka hartuar një plan masash për organizimin e lëvizjes së automjeteve për të mbarëvajtur aktivitetin.

10 Dhjetor 2022, 09:11 Nga d.a.
Mbahet sot ceremonia hapëse e projektit të ‘Ekipeve Sportive
Tirana

TIRANË- Ditën e sotme në kryeqytet do të zhvillohet ceremonia e hapjes së projektit Ekipet Sportive në Shkolla "Festa Olimpike”. Të përfshirë në këtë projoekt do të jenë 10 000 nxënës, 22 000 pjesëmarrës, 700 skuadra nga 61 bashki të Republikës së Shqipërisë dhe 350 trajnerë.

Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka hartuar një plan masash për organizimin e lëvizjes së automjeteve për të mbarëvajtur aktivitetin.

Sipas njoftimit qarkullimi i automjeteve për sot, nga ora 08:00 deri në orën 15:00, do të kufizohet në segmentet e mëposhtme:

•Rrugët përreth stadiumit "Air Albania";

•Rruga "Papa Gjon Pali II" segmenti nga kryqëzimi me rrugën "Gjergj Filipi" deri në kryqëzimin me rrugën "Ismail Qemali";

•Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" segmenti nga kryqëzimi me rrugën "Ismail Qemali" deri në kryqëzimin me rrugën "Lek Dukagjini";

•Rruga "Abdyl Frashëri", segmenti nga bulevardi "Dëshmorët e Kombit" deri në kryqëzimin me rrugën "Ibrahim Rugova";

•Rruga "Lek Dukagjini"deri tek sheshi "Federik Chopen".

2. Qarkullimi i automjeteve do të vazhdojë në rrugët: rruga "Ismail Qemali", rruga "Ibrahim Rrugova", rruga e "Elbasanit".

3. Itinerari i lëvizjes së mjeteve të linjave urbane do të vazhdojë si më poshtë:

•Linja Nr. 2 'Teg - Sauk i Vjetër - Kopshti Zoologjik - Ish Stacioni i Trenit" do të devijohen në rrugën "Ibrahim Rrugova" dhe në Bulevardin "Bajram Curri";

•Linja Nr. 13 "Tirana e Re" do të devijohen në rrugën "Ibrahim Rrugova" dhe në Bulevardin "Bajram Curri";

projekti "festa olimpike” bashkia tirane

Sondazh

Poll