Art&Argëtim

Koncert me përmasa gjigande në mes të Tiranës, Capital T rrëfen detajet: Data 19 kuptim seksi

6 Shtator 2019, 11:59 Nga DOSJA
Koncert me përmasa gjigande në mes të Tiranës, Capital T

TIRANË– Një rikthim në kohë, kështu e ka quajtur Capital T koncertin që do të mbajë me datë 19 shtator në Tiranë. I cilësuar si koncerti më madhështor i organizuae ndonjëherë në Kosovë e Shqipëri bashkë, Capital T sëbashku me bashkëpuntorët e tij në këtë event gjigand, kanë dalë në një koncerencë për mediet, ku kanë rrëfyer detajet mbi koncertin.

Në këtë komunikatë, Capital T tregoi se koncerti do të jetë gjigand dhe të përfshirë në realizimin e tij janë mbi 200 punonjës, të cilët nëpërmjet një pune kolosale, gati 6 muaj, përgatitën terrenin për një shoë, ku në qendër do të jetë reperi i njohur kosovar.

Me një koncert ku artisti do të këndojë vetëm këngë të repertorit të tij, 20 këngë, të pranishëm do të jenë dhe 4 yje të muzikës, që reperi Capital T preferoi të mos i përmendte, duke theksuar se kërkon që e gjithë vëmendja të fokusohet tek ai dhe jo tek kolegët.

10 vite karrierë, këngëtari ka menduar se është momenti i duhur për të mbajtur këtë super koncert, me një organizim gjigand ku përfshihet trupë balerinësh, një skenë e mahnitshme me  kapacitete të pazakonta, me 360 metra katrorë ekran.

Por, jo rastësish koncerti Time Capsule nga Capital T është vendosur të mbahet me 19.09.2019 në orën 19:19. Të pyetur nga gazetarja e Dosj.al, Capital T ka shpjeguar këtë zgjedhje, duke e etiketuar si një datë seksi.

“Kjo do të jetë një nga datat më të veçanta për mua”- është shprehur reperi, ndërkohë që ka ndërprere menaxherja e projektit e cila është shprehur:“Ishte data më seksi 19.09.2019”.

Mes të qeshurash Capital T ka premtuar se koncerti i tij do të jetë një datë që do të mbahet mend gjatë.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz capital t koncert madhështor reper time capsule nga capital t capital t koncert madhështor reper time capsule nga capital t

Sondazh

Poll