Bota

Shqiptari përplaset qëllimisht me makinë, po futej me të dashurën në hotel

Personi që e goditi kishte për qëllin ta plagoste të riun shqiptar, me të cilin ishte zënë një ditë më parë, në një tjetër hotel.

8 Dhjetor 2022, 09:00 Nga F.M
Shqiptari përplaset qëllimisht me makinë, po futej me të
Policia e Kosovës

KOSOVË- Një burrë është përplasur qëllimisht me makinë. Ngjarja ka ndodhur përpara një hoteli në Prishtinë. Sinjali shkruan se personi në fjalë, një 29-vjeçar ishte bashkë me të dashurën në hyrje të hotelit Flamingo në Çagllavicë. Në atë çast është afruar mjeti tjetër dhe e ka përplasur.

Personi që e goditi kishte për qëllim ta plagoste të riun shqiptar, me të cilin ishte zënë një ditë më parë, në një tjetër hotel.

Autori është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të paditur, ndërsa i plagosuri është dërguar në spital. Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve për të zbuluar rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.

sherr ne kosove Çagllavicë

Sondazh

Poll