Bota

Tensionet në veri, BE: Zgjedhjet të mbahen vetëm nëse ka kushte paqësore

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Peter Stano, ka thënë se duhet të merren parasysh të gjithë faktorët e sigurisë.

8 Dhjetor 2022, 08:45 Nga I.A
Tensionet në veri, BE: Zgjedhjet të mbahen vetëm nëse ka
Peter Stano

BRUKSEL- Bashkimi Evropian ka bërë thirrje që zgjedhjet nw Veri të mbahen vetëm pasi të ketë siguri qw tw ekzistojnë kushtet paqësore për mbarëvajtje të procesit zgjedhor. Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Peter Stano, ka thënë se duhet të merren parasysh të gjithë faktorët e sigurisë.

“Kur shqyrtohet organizimi i zgjedhjeve të pjesshme në veri, autoritetet e Kosovës duhet të marrin parasysh me kujdes të gjithë faktorët e sigurisë, administrativë dhe politik, për të siguruar që zgjedhjet të jenë gjithëpërfshirëse dhe të mbahen vetëm në kushte paqësore”, pohoi Stano.

Ai ka deklaruar gjithashtu se BE dënon sulmet e dhunshme në veri të Kosovës.

“BE u bën thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga çdo veprim provokues dhe të rivendosin qetësinë menjëherë”, thuhet në fund të deklarimit të Stanos për AP.

Zgjedhjet në katër komunat e banuara me shumicë serbe - Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq e Zveçan - janë planifikuar të mbahen më 18 dhjetor. Ato u shpallën pasi kryetarët e tyre dhanë dorëheqje në fillim të nëntorit, në shenjë kundërshtimi ndaj planit të Qeverisë së Kosovës për t'i riregjistruar makinat me targa ilegale serbe në veri. Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila me mbështetjen e Beogradit zyrtar i udhëhoqi këto komuna i kundërshton këto zgjedhje. Udhëheqësit e Kosovës i dënuan incidentet e së martës, ndërsa kryeministri Albin Kurti paralajmëroi shtim të forcave në veri.

peter stano tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll