8 Dhjetor 2022, 07:16
Nga DOSJA
Foto Ilustruese
TIRANË- Çmimet e importit shënuan një tendencë rënëse në tremujorin e tretë të këtij viti, për herë të parë në gati dy vjet, duke sinjalizuar për një lehtësim të inflacionit të importuar, apo shtrenjtimit të çmimeve që vjen nga produktet e shërbimet që marrim nga jashtë. Ndikimin kryesor në tendencën ngadalësuese e kanë dhënë nafta dhe metalet.
Sipas INSTAT, Indeksi i Çmimeve të Importit, në tremujorin e tretë të vitit 2022, arriti 111,5 kundrejt vitit 2020. Krahasuar me tremujorin e tretë 2021, indeksi i çmimeve të importit shënoi një rritje me 8,1%, një vit më parë ky ndryshim ishte 3,3%. Krahasuar me tremujorin e dytë 2022 indeksi shënoi një ulje me 0,6%.
Çmimet e importit të produkteve në seksionin “Energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri kondicionuar” kanë shënuar rritje me 39,9%. Indeksi në seksionin “Industri nxjerrëse” shënoi një rritje me 11,8%, krahasuar me një vit më parë. Indeksi në seksionin “Industria përpunuese” me peshën më të madhe prej 91,4% shënoi një rritje me 6,5%.
Brenda këtij seksioni rritja më e madhe e çmimeve vërehet në produktet e aktivitetit “Përpunimi i produkteve ushqimore” me 14,2%, pasuar nga “Shtypshkrimi dhe rigrupimi i mediave të regjistruara” me 12,1%, “Metalurgjia” me 11,6%, aktivitetet “Prodhimi i produkteve minerale jo metalike” me 11,1%, “Prodhimi i mjeteve të tjera të transportit” me 10,9%, “Prodhimi i pijeve” me 9,7%, “Prodhimi i tekstileve” me 8,2%, “Prodhimi i pajisjeve elektrike” me 8,1%, “Prodhimi i produkteve optikë, elektronikë, kompjuterikë” me 8,0%, “Përpunimi i koksit dhe rafineria e nënprodukteve të naftës” me 7,4%, etj.
Krahasuar me tremujorin e dytë 2022, çmimet e importit të produkteve në seksionin “Industria përpunuese”, kanë shënuar ulje me 0,9%. Brenda këtij seksioni ulja më e madhe e çmimeve vërehet në produktet e aktivitetit “Përpunimi i koksit dhe rafineria e nënprodukteve të naftës” me 6,6%, pasuar nga “Metalurgjia” me 4,8%, “Shtypshkrimi dhe rigrupimi i mediave të regjistruara” me 2,9%, etj. Ulje shënoi edhe seksionin “Industri nxjerrëse” me 0,1 %. Nga ana tjetër, çmimet në seksionet “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” dhe “Energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri kondicionuar”u rritën respektivisht me 4,7% dhe 2,7%.
Indeksi i Çmimeve të Importit mat ecurinë e çmimeve të transaksioneve të produkteve industriale të importuara për tu shitur në tregun vendas, në Industri Nxjerrëse, Industri Përpunuese, Furnizimi me Energji Elektrike, Gaz e Avull dhe me Ajër të Kondicionuar, Aktivitetet me ujë të ngrohtë, kanalizimeve, menaxhimit të mbeturinave dhe rregullimit.
Marrë nga Monitor.al
cmimet e importit indeksi i Çmimeve të importit
Ekonomi
8 Dhjetor 2022, 07:14
Foto Ilustruese
TIRANË- Bordi i Transparencës ka vendosur sot uljen e çmimit të karburanteve. Nafta ka zbritur në 198 lekë,...
Ekonomi
8 Dhjetor 2022, 07:13
Foto Ilustruese
TIRANË- Një draftligj për “Për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara” është nxjer...
Ekonomi
8 Dhjetor 2022, 07:11
Foto Ilustruese
TIRANË- Draftligji për krijimin e rezervës së naftës dhe menaxhimin e gjithçkaje nga një agjenci e ded...
Ekonomi
8 Dhjetor 2022, 07:09
Foto Ilustruese
TIRANË- 56% e të anketuarve shqiptarë pohojnë se u është kërkuar një ryshfet dhe 47% pranojnë ...
Ekonomi
8 Dhjetor 2022, 07:08
Foto Ilustruese
TIRANË- Bashkimi Europian akordoi në samitin e Tiranës të mbajtur pak ditë më parë një paketë ...
Ekonomi
7 Dhjetor 2022, 17:03
k.m.
Foto ilustruese
Qeveria ka rishikuar sërish buxhetin me akt normativ, duke rritur pritshmëritë për të ardhurat dhe zërin e sh...
Ekonomi
7 Dhjetor 2022, 07:21
Foto Ilustruese
TIRANË- Ashtu siç u paralajmërua edhe nga Ministria e Financave qeveria ka ndryshuar buxhetin e vitit 2022. Akti normativ,...
Ekonomi
7 Dhjetor 2022, 07:19
Foto Ilustruese
TIRANË- Emergjenca e furnizimit me energji në vend tkurri dukshëm investimet në sektorin e energjisë në dy vi...
Ekonomi
7 Dhjetor 2022, 07:17
Samiti
TIRANË- 1 miliard euro është paketa mbështetëse për energjinë dhe infrastrukturën që Bashkimi Europian ...
Ekonomi
7 Dhjetor 2022, 07:16
Foto Ilustruese
TIRANË- Yield-i mesatar i obligacioneve 2-vjeçare pësoi rënie në ankandin e së martës, duke dhën&...