Bota

“Nuk shpërtheva”, Vjosa Osmani flet për herë të parë për kritikat ndaj Borrell: Ishte reagim parimor

Një intervistë për “Balkan Talks” në Euronews Albania, Osmani tha se Borrell është i njëanshëm dhe nuk e ka menaxhuar si duhet dialogun.

6 Dhjetor 2022, 21:28 Nga I.A
“Nuk shpërtheva”, Vjosa Osmani flet për herë të
Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur rreth reagimit që ka pasur ndaj përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell. Një intervistë për “Balkan Talks” në Euronews Albania, Osmani tha se Borrell është i njëanshëm dhe nuk e ka menaxhuar si duhet dialogun.

“Nuk ishte shpërthim, ishte reagim parimor sepse në çdo proces dialogu ndërmjetësuesi duhet të jetë i paanshëm. Ajo që pamë atë ditë ishte anshmëri e shprehur shumë qartë nga ana e zotit Borrell ku fajësohej Kosova për dështimin e një procesi ku më së paku kishte faj Kosova,” u shpreh Osmani.

Presidentja e Kosovës shtoi se propozimi për targat i vënë në tavolinë nga ana e Bashkimit Europian fillimisht ishte refuzuar nga ana e Serbisë. Më pas në tekst, siç tha Osmani ishin larguar pjesët më esenciale të tij.

“Ishte larguar pjesa që kishte të bënte me kornizën e marrëveshjes finale dhe e dyta ishte larguar dhe afati kohor, prandaj dhe ne kur u dakorduam me Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të kemi këtë 48-orëshin shtesë insistuam pikërisht në këto dy çështje,” shtoi Osmani.

vjosa osmani josep borrell

Sondazh

Poll