Bota

Shpërthimet në veri, policia dyshon për një bombë të vendosur në ambjentet e KQZ në Mitrovicë

Ekipet e policisë janë duke u marrë me një bombë dore që është brenda zyrës së Komisionit Komunal Zgjedhor.

6 Dhjetor 2022, 20:10 Nga d.a.
Shpërthimet në veri, policia dyshon për një bombë
Mitrovice

KOSOVË- Vijon të mbetet e tensionuar situata në veri të Kosovës ku pas forcave të EULEX në Mitrovicën e Veriut ndodhet edhe policia e Kosovës.

Gazetarja e T7 ka raportuar se ekipet e policisë janë duke u marrë me një bombë dore që është brenda zyrës së Komisionit Komunal Zgjedhor. Objekti i KQZ-së për momentin është zbrasur dhe është rrethuar me shirita.

Ditën e sotme janë raportuar disa të shtëna armësh dhe shpërthime në disa njësi administrative të Mitrovicës së Veriut, përfshirë dhe Zubin Potokun. Policia e Kosovës në një njoftim zyrtar ka konfirmuar raportimet për shpërthime dhe të shtëna armësh, madje ka thënë edhe se ka raportime për të lënduar. E gjithë ngjarja nisi pasi disa përfaqësues të KQZ u paraqitën në zyrat e 4 komunave në veri të Kosovës për të dorëzuar materialet zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 18 dhjetor pas dorëheqjes së përfaqësesve serbë të Listës Serbe.

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll