Art&Argëtim

E mbuluar me shami doli shëtitje pranë pallatit në Skoci, turistët amerikanë nuk njohin Mbretëreshën Elizabetë

5 Shtator 2019, 15:09 Nga DOSJA
E mbuluar me shami doli shëtitje pranë pallatit në Skoci,

SKOCI- Një grup turistësh amerikanë janë takuar rastësisht me Mbretëreshën Elizabetë,  ndërsa ajo po shëtiste përreth godinës së saj, por nuk e kanë njohur atë.

Grupi i turistëve amerikan filloi të bisedonte me 93-vjeçaren, e cila ishte mbuluar me një shami duke e ndihmuar atë të mos njihej nga ta.

Sipas njërit prej ish-oficerëve të saj të mbrojtjes, grupi ishte shumë i mërzitur me të duke qenë se nuk po i jepte shumë informacion, madje edhe e pyetën nëse ajo kishte takuar ndonjëherë Mbretëreshën. Me siguri pas kësaj pyetje Mbretëreshës duhet t’i ketë ardhur shumë për të qeshur, por ajo nuk ka rënë në sy aspak.

Richard Griffin, i cili ka qenë përgjegjës për sigurinë e Mbretëreshës për më shumë se 30 vjet, ka thënë se Mbretëresha me shaka u ishte përgjigjur duke thënë: “Jo, ka shumë polic”, duke ju referuar postit që ka Mbretëresha.

Ndërkohë grupi pas bisedës ka ecur përpara pa zbuluar se me kë kishin takuar.

Mbretëreshës i pëlqen të ketë një stil të thjeshtë jetese, kur është jashtë rezidencës së saj Skoceze që ajo viziton çdo verë.

Kjo pronë që zë 50,000 hektarë është pronë e familjes mbretërore që prej vitit 1852.

 Burimi: MIRROR

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz maskohet me shami mbretëresha elizabetë ii skoci turistet amerikan maskohet me shami mbretëresha elizabetë ii skoci turistet amerikan

Sondazh

Poll