Art&Argëtim

Vajza këto janë 12 shenjat, për të kuptuar nëse partneri juaj është i dashuruar me ju apo jo!

5 Shtator 2019, 11:30 Nga DOSJA

TIRANË- Dashuria e vërtetë arrihet të kuptohet në shumë gjeste dhe veprime që bëjnë të dy partnerët.

Por sigurisht që ka dhe shumë raste kur njëra palë nuk është aq shumë e zgjuar nuk kupton sesa po mashtrohet nga pas shpine.

Sot në këtë artikull Dosja.al do t’iu analizojë një listë të gjërave që ju sinjalizon partneri juaj, për t’iu treguar se ju dashuron vërtetë.

Ai ndan ushqimin me ju

Është një gjest mjaft i ëmbël kur ai ndan ushqimin me ju. Të ndajë çdo gjë me ju, deri tek ushqimi tregon se nuk dëshiron  të jetë larg teje për asnjë moment.

Të bën mesazh me zë në celular

Komunikimi online shpesh kërkon shumicën e kohës tonë me njerëzit e tjerë në ditët e sotme. Sado flasim shpesh me shkrim mesazhet me zë janë më ndryshe, më të afërta, dhe sidomos për një çift janë frymëzim për ditën e gjatë, në punë në shkollë apo kudo tjetër.

Ai e lë telefonin password

Kur bëhet fajlë për passëordin e telefonit gjithmonë është bisedë më vete, pasi shumica e të rinjve, zihen me partnerët e tyre vetëm prej kodit të celularit. Pra nëse ju shikoni që partneri juaj gjithmonë e lë celularin pa kod do të thotë që nuk po ju mban asgjë të fshehtë.

Ai është i gatshëm të provojë gjëra të reja

Të keni një partner aventurier është gjëja më e bukur që do keni në jetë, sepse do ju ndihmojë që të keni mijëra momente të bukura deri në ditët e pleqërisë me të.

Një partner i cili kujdeset thellësisht për ju dhe dëshiron të mësojë më shumë për personalitetin tuaj, patjetër do të përpiqet të marrë pjesë çdo aktivitet me ty.

Ai ju lë shënime të shkurtëra në ushqimin tuaj

“Detajet bëjnë diferencën”, është kjo shprehja e bukur që vlen për shumë raste, sigurisht që edhe në këtë rast vlen shumë, pasi një letër, dy fjalë përshëndetëse apo qoftë dhe një puthje apo zemër ju bën të ndiheni me fat. Dhe ky gjest i bukur i partnerit tuaj ju bën të ndiheni më të lumtura teksa niseni për në punë.

Ai ndryshon rutinën e tij për ty

Ruan foto tuaja

Është shumë bukur që të dy të merrni pjesë në zgjedhjen e projektit të shtëpisë, modelin dhe stilin e mobilieve, apo çdo gjë tjetër që ka lidhje me shtëpinë ku do jetoni ju të dy. Ndërkohë ruajtja e këtyre momenteve me foto, është gjëja më e bukur që do keni përgjithmonë në jetën tuaj.

Atij i pëlqen të rrini gjithmonë duke biseduar dhe jo e mërzitur apo në heshtje

Është shumë bukur që marrëdhënia të jetë sa më e gjallë, të diskutoni për shumë gjëra sëbashku, sepse heshtja edhe mund t’iu largojë, ose pa shkak të krijojë edhe probleme në çift. Gjithsesi edhe heshtja është e nevojshme në momente të caktuara, por jo gjithmonë.

Ai është krenar që të ka në krah ty

Është gjëja më e mirë kur partneri jua përmend ose e tregon edhe paar miqve tuaj, se ai ndihet krenarë për faktin që të ka ty shoqe jete. Vajza, nëse edhe partneri juaj e bën këtë gjë ai ju dashuron vërtetë.

Ai nuk largohet prej teje në momentin kur ti ke më shumë nevojë

Jeta nuk është gjithmonë e bukur dhe pa probleme. Nëse vëreni që partneri juaj nuk ju lë vetëm në momente të vështira në të cilat ju gjendeni, tregon se ju do vërtet.

Ai dëgjon dhe merr parasysh këshillat tuaja

Sa mirë do të ishte kjo gjë. Askush nuk është kaq i mençur që të dijë çdo gjë vet, por këshillat mes njëri tjetrit do t’iu ndihmojnë shumë.

Ah, kjo po. Është një nga momentet që vetëm ju e kuptoni më mirë!

Burimi: Brightside

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

argetim argetim 12 shenja marrëdhënia në çift 12 shenja marrëdhënia në çift

Sondazh

Poll