Art&Argëtim

E dashura e Putin i 'futet' keq operacioneve plastike, shihni sa ndryshe duket (FOTO)

Nuk kishte si të mos vihej re, se në fytyrën e Alinës mollëzat ishin më të plota, buzët e saj më të mëdha dhe nuk ka asnjë rrudhë, edhe pse është në një moshë kur kjo është e pamundur.

4 Dhjetor 2022, 11:05 Nga a.l
E dashura e Putin i 'futet' keq operacioneve plastike, shihni sa
Alina Kabayeva

RUSI- E dashura e shumëpërfolur e presidentin rus Vladimir Putin, Alina Kabayeva duket se ka rënë pre e trendit të operacioneve plastike. Në daljen e rralë publike pas tre muajsh në Soçi, një takim zyrtar për të hapur një qendër të re për gjimnastikë ajo duke shumë ndryshe dhe kjo gjë u vu re nga të gjithë. Prej muajsh spekulohet se ajo dhe Putini iu nënshtruan disa operacioneve plastike për të rikuperuar difektet e moshës në fytyrë. Nuk kishte si të mos vihej re, se në fytyrën e Alinës mollëzat ishin më të plota, buzët e saj më të mëdha dhe nuk ka asnjë rrudhë, edhe pse është në një moshë kur kjo është e pamundur, shkruan media e huaj.

Alina Kabayeva
E dashura e Putin i 'futet' keq operacioneve plastike, shihni sa
Alina Kabayeva

39-vjeçarja nuk donte të diskutonte për luftën në Ukrainë, as nuk iu përgjigj pyetjeve rreth Putinit, por foli ekskluzivisht me kolegët gjimnastësh. 

"Kur merresha me gjimnastikë dhe sport, as që mund të ëndërroja për kushtet që ekzistojnë sot në këtë qendër. Por jeta na tregon se e pamundura është e mundur. Dhe Rusia është një vend me mundësi të mëdha", tha ajo.

Meqë ra fjala, mediat shtetërore të Moskës nuk lejohen të shkruajnë për lidhjen e dashurisë 15-vjeçare mes Alinës dhe Putinit, si dhe për dy fëmijët që dyshohet se ka çifti. Në shtator të këtij viti, mediat e huaja raportuan se gjimnastja dyshohet se ka kryer një abort kur ishte tashmë në javën e 20-të shtatzënë dhe me insistimin e Putinit./ Dosja.al

alina kabayeva vladimir putin

Sondazh

Poll