Sport

Zvicra kualifikohet në raundin tjetër, Xhaka e Shaqiri protagonist për mundjen e Serbisë

Vetëm pas 20 minutave lojë erdhi goli i parë në ndeshje, kur Djibril Sow asistoi te Xherdan Shaqiri i cili me një gjuajtje të fortë shënoi për 0-1.

2 Dhjetor 2022, 22:05 Nga I.A
Zvicra kualifikohet në raundin tjetër, Xhaka e Shaqiri protagonist
Pamje nga ndeshja

KATAR- Zvicra ka mposhtur sërish serbinë me rezultat 3-2 për të treguar forcën dhe për të kaluar në 1/8 e finales në Kupën e Botës. Vetëm pas 20 minutave lojë erdhi goli i parë në ndeshje, kur Djibril Sow asistoi te Xherdan Shaqiri i cili me një gjuajtje të fortë shënoi për 0-1. Serbët arritën të rikthehen në lojë, kur shënuan dy gola në minutat 26 e 35 për 2-1.

Por gëzimi i tyre zgjati shumë pak, pasi një minutë para fundit të pjesës së parë Zvicra barazoi shifrat në 2-2. Ishte një aksion i bukur me Widmer që asistoi për mrekulli te Breel Embolo që realizoi për 2-2 nga afërsia. Me rezultatin baras përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

Zvicra e ka nisi për mrekulli pjesën e dytë, kur vetëm pas tre minutave lojë rikthyen epërsinë. Ka qenë një aksion spektakolar i zviceranëve i nisur pikërisht nga Xherdan Shaqiri. Gjilanasi harkoi bukur në zonë te Vargas i cili me thembër asistoi te Remo Freuler i cili realizoi për 3-2.

kupa e botes zvicer-serbi

Sondazh

Poll