Bota

"Hapësirat private e publike të pasigurta", nis protesta kundër vrasjes së grave

Qindra protestues janë mbledhur në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku po kërkojnë përgjegjësi institucionale për vrasjen e djeshme.

1 Dhjetor 2022, 16:39 Nga I.A
"Hapësirat private e publike të pasigurta", nis protesta
Pamje nga protesta në Kosovë

KOSOVË- Me moton “Vrasja e grave nga burrat të trajtohet si urgjencë kombëtare” në Prishtinë ka nisur protesta për vrasjen e shtatzënës 35-vjeçare në oborrin e QKUK-së. Qindra protestues janë mbledhur në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku po kërkojnë përgjegjësi institucionale për vrasjen e djeshme.

“Polici jeni bashkëfajtorë në vrasjen e grave”, “Edhe sa thirrje të humbura”, janë disa nga thirrjet e protestuesve, të cilët po marshojnë drejt Prokurorisë së shtetit, Policisë së Kosovës dhe Qeverisë. Protesta është thirrur nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist dhe YIHR.

"Hapësirat private e publike të pasigurta", nis protesta
Pamje nga protesta ne Kosove

burri dhunon gruan shtatzene nis protesta per hamide magashin ne kosove

Sondazh

Poll