Bota

Kreu i NATO: Nuk duhet ta vlerësojmë Rusinë

Kreu i NATO-s vuri gjithashtu në dukje se konflikti ka nxjerrë në pah rrezikun që paraqet vartësia që disa vende kanë ndaj gazit rus, si dhe dobësitë e zinxhirit të furnizimit.

1 Dhjetor 2022, 16:17 Nga I.A
Kreu i NATO: Nuk duhet ta vlerësojmë Rusinë
Jens Stoltenberg

SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha të enjten se mbështetja e Ukrainës në luftën kundër Rusisë ka kosto, por ai këmbënguli se kjo është mënyra më e mirë për të garantuar paqe të qëndrueshme.

"Ne po e paguajmë këtë çmim në para, ndërsa ukrainasit me gjak", tha zoti Stoltenberg në Konferencën e Sigurisë që mbahet në Berlin.

Kreu i NATO-s vuri gjithashtu në dukje se konflikti ka nxjerrë në pah rrezikun që paraqet vartësia që disa vende kanë ndaj gazit rus, si dhe dobësitë e zinxhirit të furnizimit.

"Kjo duhet të na bëjë të shqyrtojmë varësitë që kemi nga shtete të tjera autoritare, veçanërisht ndaj Kinës, në raport me zinxhirët e furnizimit, teknologjinë dhe infrastrukturën", tha ai.

Ai tha se Perëndimi megjithatë “do të vazhdojë të bëjë tregti dhe të angazhohet ekonomikisht me Kinën”. Por shtoi se kjo duhet të ndodhë duke u bërë të vetëdijshëm mbi vartësitë, e duke zvogëluar dobësitë e menaxhuar rreziqet.

Marrë nga VOA

jens stotlenberg nato

Sondazh

Poll