Bota

Vrasësi i 35-vjeçares në Prishtinë ende në arrati, flet babai: Hiç s'du me e pa, ma mirë me pasë dekë

Halili ka thënë se nuk dëshiron që ta shohë për momentin të birin dhe shpreson që ai të kapet sa më shpejt.

1 Dhjetor 2022, 13:26 Nga d.a.
Vrasësi i 35-vjeçares në Prishtinë ende në arrati,
Halili

KOSOVË- Vrasësi i 35-vjeçares shtatzënë Hamide Magashi, në oborrin e maternitetit në Prishtinë, ndodhet ende në arrati ndërkohë që sot ka folur dhe babai i tij Halil Halili. Halili ka folur për gazetën Nacionale ku dhe ka thënë se nuk dëshiron që ta shohë për momentin të birin dhe shpreson që ai të kapet sa më shpejt.

“Jam i mërzitur, jam i nervozuar shumë. Shumë keq, shumë keq, shumë keq. E kam një mesazh, ishalla kurrë nuk ndodh kësi raste të rënda, të keqia, të liga, se jam shumë i mërzitur. Hiç nuk di sen për ta, ma mirë ai me pasë dekë me gjithë ta masi e ka vendos me bo ata, edhe ai me pasë metë qaty. Hiç s’du me pa, as mem marrë kohë, shumë keq ka bo, shumë keq, tash me gru s’po dijmë çka me bo." - theksoi ai.

Më tej ai ka thënë se nuk ka arritur që të bisedojë me djalin e tij edhe pse që pasi mësoi ngjarjen e ka telefonuar dhe i ka çuar mesazhe vazhdimisht.

“E kam thirrë çdo orë, çdo minutë, kam shkru mesazhe. Ai s’u kanë problematik kështu kurrë, as s’u dalë nëpër kafe kurrë, as s’u ardh mas vakti kurrë. As nji send s’ma ka kthy” – theksoi Halili.

Vrasja e gruas 35-vjeçe shtatzënë, dyshohet se ndodhi dje pranë klinikës së Gjinkelogjisë në Prishtinë rreth orës 18:00. Dorasi ndodhet ende në arrati, ndërsa i njëjti është emër i njohur për organet e rendit. E ndjera kishte urdhër-mbrojtjeje për 6 muaj, ndërsa i dyshuari kishte aktakuzë për kanosje. Policia kërkon ndihmë për arrestimin e Sokol Halilit./Express.

halil halili sokol halili hamide magashi

Sondazh

Poll