Art&Argëtim

FOTO/ Lista e 10 qyteteve më të vizituara në botë!

4 Shtator 2019, 16:09 Nga DOSJA
FOTO/ Lista e 10 qyteteve më të vizituara në botë!

TIRANË- Që nga viti 2009, numri i vizitorëve në gjithë botën është rritur me 76% në nivel global, sipas hulumtimit të ekspertëve dhe analizave të agjensive turistike.

Për të katërtin vit me radhë, Bangkok është qyteti numër 1 më i popullarizuar në Indeksin e qyteteve të destinacionit global të Mastercard.

Në vitin 2018, kryeqyteti i Tajlandës mirëpriti 22.78 milion vizitorë ndërkombëtarë për një natë, me 3.34% parashikim ky i rritur për vitin 2019.

Shumë prej vizitorëve të Bangkok-ut vijnë nga këto pesë destinacione kryesore, të listuara sipas rendit: Kina, Japonia, Koreja e Jugut, India dhe Mbretëria e Bashkuar. Tërheqjet popullore përfshijnë Pallatin e Madh, “Wat Arun”.

Parisi dhe Londra renditen në vendin e dytë dhe të tretë për vizitorët, të dy këto kryeqytete kanë mirëpritur më shumë se 19 milionë vizitorë të huaj për qëndrimet një ditore në 2018.

Londra ishte qyteti i vetëm në top 10-en, që ka një rënie vizitorësh krahasuar me një  vit më parë, rreth 4%.

10 qytetet më të mira të renditura sipas numrit të vizitorëve 2018

Burimi: CNN

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

argetim argetim qytetet më të vizituara qytetet më të vizituara

Sondazh

Poll