Bota

VIDEO/ U tha prindërve të tij se nuk po shkonte mirë në mësime, studenti dhunon mësuesin në SHBA

Sipas të njëjtit burim, mësuesi i shkollës së mesme Discovery është larguar nga shkolla me gjak në gojë dhe me goditje në kokë që i kanë shkaktuar marrje mendsh.

1 Dhjetor 2022, 07:46 Nga a.l
VIDEO/ U tha prindërve të tij se nuk po shkonte mirë në
Laërenceville, GA

SHBA- Një incident i rëndë është shënuar në një shkollë në Xhorxhia të SHBA-së, teksa një mësues është dhunuar brutalisht nga një nxënës. Sipas mediave të huaja, sulmi ndaj mësuesit ndodhi një ditë pasi prindërit e nxënësit, u njoftuan se ai nuk po shkonte mirë në orët e mësimit.

Sipas të njëjtit burim, mësuesi i shkollës së mesme Discovery është larguar nga shkolla me gjak në gojë dhe me goditje në kokë që i kanë shkaktuar marrje mendsh. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e shkollës ku siç shihet edhe nga pamjet e kapura nga dëshmitarë okularë, një nxënës tjetër ka ndërhyrë për të ndaluar sulmin ndaj mësuesit, por situata ka agravuar më keq. 

Nuk besoj se dikush duhet të rrihet duke shkuar në punë. Dua që nxënësit dhe mësuesit të jenë të sigurt, sepse burri im e do punën e tij”, tha gruaja e mësuesit që u sulmua.

Pritet që ndaj nxënësit të merren masa të rrepta disiplinore, në mënuyrë që raste të tilla të mos përsëriten më./Dosja.al

studnti dhunon mesuesin shba

Sondazh

Poll