Bota

Vrasja e gruas shtatzënë, Krasniqi: Dhuna me bazë gjinore, alarm urgjent për institucionet e shtetit

Vrasjen e 35-vjeçares në oborrin e Gjinekologjisë e ka quajtur mizore dhe çnjerëzore, teksa ka shprehur ngushëllimet më të thella familjes për humbjen e familjares së tyre.

30 Nëntor 2022, 20:35 Nga I.A

Vrasja e gruas shtatzënë, Krasniqi: Dhuna me bazë gjinore, alarm

KOSOVË- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Memli Krasniqi ka reaguar pas vrasjes së një gruaje shtatzënë në QKUK. Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se dhuna me bazë gjinore është alarm urgjent për institucionet e shtetit dhe se në këtë drejtim duhet të veprohet shpejt dhe pa kompromis. Vrasjen e 35-vjeçares në oborrin e Gjinekologjisë e ka quajtur mizore dhe çnjerëzore, teksa ka shprehur ngushëllimet më të thella familjes për humbjen e familjares së tyre.

Postimi i Plotë:

Tragjike, mizore, çnjerëzore! Pa fjalë nga krimi në QKUK, ku një burrë dyshohet se ka vrarë ish-gruan e tij shtatëzënë. Ngushëllimet më të thella familjes për humbjen e familjares së tyre. Megjithëse është vështirë të gjendet dënim që shpaguan këtë krim makabër, ftoj organet e drejtësisë të reagojnë me tërë fuqinë dhe kompetencën e tyre ndaj autorit. E kam thënë ditë më parë, po e përsëris edhe sonte: dhuna me bazë gjinore është alarm urgjent për të gjitha institucionet e shtetit. Duhet të veprohet sot. Shpejtë. Pa kompromis!

memli krasniqi burri vret gruan shtatzene

Sondazh

Poll