Bota

Vrasja e gruas shtatzënë, Kurti: Aty ku lindin jetë u morën dy sot

Me anë të një postimi në Facebook, Kurti e ka quajtur të papranueshme dhe të padurueshme këtë vrasje.

30 Nëntor 2022, 20:13 Nga I.A
Vrasja e gruas shtatzënë, Kurti: Aty ku lindin jetë u morën
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar pasi një grua shtatzënë është vrarë mbrëmjen e së mërkurës në QKUK. Me anë të një postimi në Facebook, Kurti e ka quajtur të papranueshme dhe të padurueshme këtë vrasje.

Postimi i Plotë:

Vrasje mizore. U vra edhe një grua. Edhe kjo nga burri i saj. Në oborr të spitalit. Atje ku duhet të shërohen njerëzit. Në oborr të Klinikës Gjinekologjike. Atje ku lindin gratë. U shua një jetë që po sillte edhe një jetë tjetër. Gruaja ishte shtatzënë. Rreth 35 vjeç, as në gjysmë të jetës së saj. E fëmija që ajo donte ta lindte as nuk e filloi jetën. Vrasës mizor. Edhe një burrë që qëllon mbi gruan që duhej ta mbronte. Edhe një burrë që vret një grua. E cila tash është e jona, e të gjithë neve. Bashkë me foshnjen e palindur të saj. Dy qytetarë të Kosovës më pak, dy shqiptarë më pak, do të jenë duke menduar armiqtë tanë. E papranueshme dhe e padurueshme.

albin kurti burri vret gruan shtatzene

Sondazh

Poll