Bota

E rëndë në Kosovë, burri vret gruan shtatzënë para qendrës spitalore

Telegrafi shkruan se gruaja dyshohet se është vrarë nga bashkëshorti i saj në Prishtinë. 

30 Nëntor 2022, 18:40 Nga DOSJA
E rëndë në Kosovë, burri vret gruan shtatzënë para
Pamje nga ngjarja

KOSOVË- Një grua shtatzënë, dyshohet se është vrarë në oborrin e Qendrës Klinike Universitare. Telegrafi shkruan se gruaja dyshohet se është vrarë nga bashkëshorti i saj në Prishtinë. Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se ekipi mjekësor konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 35 vjeçare.

“Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes”, tha Ahmeti.

 

burri vret gruan shtatzene

Sondazh

Poll