Bota

Sasi rekord, kapet 5.5 tonë kokainë me vlerë 340 milion euro në Spanjë

Sipas autoriteteve kokaina dyshohet se vinte nga përtej Atlantikut, pra nga Amerika Latine dhe futej në vend duke u kamufluar mes mallrave të ndryshme, kryesisht fruta-perimeve.

30 Nëntor 2022, 17:03 Nga e.k
Sasi rekord, kapet 5.5 tonë kokainë me vlerë 340 milion euro
Droga e sekuestruar

SPANJË- Një sasi rekord prej 5.5 tonësh kokainë është sekuestruar në portin e Valencias në Spanjë. Kjo është sasia më e madhe e kokainës e kapur vitet e fundit në vend. Sipas autoriteteve kokaina dyshohet se vinte nga përtej Atlantikut, pra nga Amerika Latine dhe futej në vend duke u kamufluar mes mallrave të ndryshme, kryesisht fruta-perimeve. Nga operacioni nuk ka ende asnjë të arrestuar por Policia po punon për gjetjen e tyre. 

Hetimet kishin nisur në vitin 2021 dhe si rezultat i këtyre hetimeve është bërë e mundur ndërhyrja në muajin shtator në portin e Barcelonës ku u gjetën 70 kilogramë kokainë. Në vijim të hetimeve, agjentët gjetën në portin e Valencias një kontenier nga Amerika e Jugut që mund të përdorej për futjen e drogës. Për këtë arsye, agjentët kanë vijuar këqyrjen e saj, duke lokalizuar më shumë se 5.5 ton kokainë të fshehur brenda, së bashku me mallin, importimi i të cilit ishte i ligjshëm.

Nëse do të hidhej në treg, kjo sasi droge do të arrinte një vlerë prej më shumë se 340 milionë euro. Aktualisht hetimi është ende i hapur, ndërkohë që po punohet për të përcaktuar nga njëra anë përgjegjësit e futjes së lëndës narkotike dhe nga ana tjetër personat që do të ngarkoheshin më pas për shpërndarjen e drogës. 

spanje kapet 5.5 tone kokaine ne spanje

Sondazh

Poll