Aktualitet

EMRI/ I dënuar me rreth 12 vite në Itali për trafik kanabisi, ekstradohet shqiptari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Gentian Deda nga Durrësi u arrestua më shkurt të këtij viti, pasi kërkohej nga drejtësia italiane.

30 Nëntor 2022, 15:12 Nga I.A
EMRI/ I dënuar me rreth 12 vite në Itali për trafik kanabisi,
Policia

DURRËS- Një 51-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike është ekstraduar drejt Italisë. Gentian Deda nga Durrësi u arrestua më shkurt të këtij viti, pasi kërkohej nga drejtësia italiane. Ai ishte dënuar me 11 vjet, 8 muaj e 15 ditë burgim nga Gjykata e Milanos për trafik droge.

Njoftimi i Policisë:

Interpol Tirana Ekstradohet nga Shqipëria drejt Italisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 11 vjet, 8 muaj e 15 ditë burgim, për trafikim të lëndëve narkotike. Falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma, u ekstradua nga Shqipëria drejt Italisë, shtetasi shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar: Gentian Deda, 51 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas është arrestuar në shkurt të vitit 2022, në Durrës, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, të DVP Durrës. Gjykata e Milanos, Itali, e ka dënuar këtë shtetas, me 11 vjet, 8 muaj e 15 ditë burgim, për kryerjen e veprës penale “Grup kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. Në zbatim të marrëveshjes së ekstradimit mes dy vendeve, shtetasi Gentian Deda u ekstradua drejt Italisë, për kryerjen e dënimit.

gentian deda

Sondazh

Poll