Bota

Brnabiç në Paris: Pa u themeluar Asociacioni, nuk diskutojmë propozime të reja

Brnabiç ka thënë se Kosova duhet ta implementojë marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

29 Nëntor 2022, 22:00 Nga I.A
Brnabiç në Paris: Pa u themeluar Asociacioni, nuk diskutojmë
Pamje nga takimi

FRANCË- Pas takimit me kryeministrin e Francës, Elizabeth Bourne në Paris, kryeministrja serbe, Ana Brnabiç ka thënë se marrëveshjet e arritura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të implementohen. Tanjug shkruan se Brnabiç ka thënë se Kosova duhet ta implementojë marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Sipas saj, nëse nuk zbatohet Asociacioni, është e pakuptimtë të diskutohen propozime të tjera.

Ajo i është përgjigjur edhe një pyetje të një gazetari, i cili ka kërkuar përgjigje nga Brnabiç lidhur me propozimin franko-gjerman për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ajo ka thënë se Kosova ka shkelur marrëveshjen e mëparshme për normalizim si dhe ka refuzuar t’i implementojë ato, prandaj sipas saj, diskutimi i marrëveshjeve të reja nuk ka kuptim

elizabeth bourne ana brnabiç marreveshja franko-gjermane

Sondazh

Poll