Bota

Lëvizja Evropiane në Malin e Zi: Ballkani i Hapur ruan lidhjet korruptive të Ramës me Vuçiç

Sipas tij këto vlerësime negative, janë vetëm rezultat i një sërë vërejtjesh të bëra nga individë, ekspertë, organizata dhe zyrtarë të BE-së gjatë viteve të fundit.

29 Nëntor 2022, 20:44 Nga I.A
Lëvizja Evropiane në Malin e Zi: Ballkani i Hapur ruan lidhjet
Momçilo Raduloviç

MALI I ZI- Kryetari i Lëvizjes Evropiane për Malin e Zi, Momçilo Raduloviç, ka vlerësuar se BE-ja i dha “puthjen e vdekjes” konceptit dhe praktikës së Ballkanit të Hapur. Në një intervistë për Pobjeda, Raduloviç tha se me strategjinë e re të zgjerimit Open Balkan nuk kontribuon në integrimin evropian, por ruan lidhjet korruptive mes presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

“Koncepti i ‘Ballkanit të Hapur’ ka lindur nga marrëdhënia korruptive mes presidentit serb, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrit shqiptar, Edi Rama. ‘Ballkani i Hapur’ nuk është një kontribut për integrimin evropian, por një përpjekje për të ruajtur lidhjet korruptive mes këtyre dy njerëzve dhe dy regjimeve të tyre, duke ngadalësuar ose ndalur procesin e integrimit të vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, ndërkohë që në të njëjtën kohë, zgjeron ndikimin e këtyre dy liderëve në vendet e tjera, përmes konceptit të sundimit të të gjithë serbëve të rajonit dhe të gjithë shqiptarëve të rajonit," tha ai.

Sipas tij këto vlerësime negative, janë vetëm rezultat i një sërë vërejtjesh të bëra nga individë, ekspertë, organizata dhe zyrtarë të BE-së gjatë viteve të fundit. Në sugjerimin e BE-së për harmonizimin e legjislacionit kombëtar me Kushtetutën në mënyrë që të sigurohet zbatimi i sundimit të ligjit, Raduloviç thotë se ky mesazh i qartë i referohet kryesisht ligjit të kontestuar të Presidentit, i cili shkaktoi bllokimin e madh dhe të fundit të institucioneve por edhe për ligjet prokuroriale, pasi askush në BE nuk e harroi paligjshmërinë në miratimin dhe përmbajtjen e tyre.

Pra, nëse mbron ‘Ballkanin e Hapur’, ose je pjesë e disa proceseve korruptive që janë nën kontrollin e këtyre dy liderëve autoritarë, ose po abuzoni me konceptin e ‘Ballkanit të Hapur’ në skenën e brendshme për disa veprimtari politike apo ekonomike të paligjshme. Kjo vlen edhe për një sërë aktorësh ndërkombëtarë, të cilët kanë zëvendësuar aktivitetet racionale dhe afatgjata për stabilizimin e rajonit me konsiderata afatshkurtra në lidhje me realizimin e karrierës dhe interesave të tyre financiare, të cilat në terma afatgjatë mund të kërcënojnë stabilitetin e rajonit dhe besueshmërinë e një pjese të konsiderueshme të komunitetit ndërkombëtar. Fatkeqësisht për ne, në qeverinë e Malit të Zi, kemi shumicën e anëtarëve që janë nën ndikimin e dukshëm dhe mbizotërues korruptim të Aleksandar Vuçiç, me një ndihmë më të vogël, por mjaft të fortë nga Edi Rama”, tha ai.

momçilo raduloviç ballkani i haput

Sondazh

Poll