Bota

Molliqaj sulmon Kurtin dhe Ramën: Erdhën në pushtet dhe më pas u tërhoqën për bashkimin kombëtar

Molliqaj u shpreh se Kurti erdhi në pushtet nën petkun e atdhetarizmit dhe ndjenjës së bashkimit.

28 Nëntor 2022, 21:39 Nga I.A
Molliqaj sulmon Kurtin dhe Ramën: Erdhën në pushtet dhe më
Dardan Molliqaj

TIRANË- Kryetari i Partisë Social Demokrate, Dardan Molliqaj ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe kreun e qeverisë shqiptare, Edi Rama në lidhje me deklaratat e tyre për bashkim kombëtar. I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, Molliqaj u shpreh se Kurti erdhi në pushtet nën petkun e atdhetarizmit dhe ndjenjës së bashkimit.

Por sipas tij, pasi mori qeverinë, Kurti deklaroi se bashkimi nuk mund të bëhet për shkak se nuk e lejon Kushtetuta e Kosovës. Ndërkaq, Molliqaj përmendi edhe deklaratat e Ramës, të cilat ishin entuziaste në Kosovë, por edhe ai u tërhoq më pas.

“Mua më duket që politika, për arsye shumë shpesh edhe populiste, në të dyja anët në periudha të ndryshme, nuk e ka thënë qartë që problemi i mosbashkimit të Kosovës me Shqipërinë në veçanti, është për shkak se nuk ka një pajtim me Serbinë, sesi duhet të jetë relacioni i shqiptarëve me shtetin e Serbisë. Prandaj, besoj që në dritën e kësaj që po ndodh, edhe në përvjetorin, edhe me intensitet të shtuar të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, jemi prapë në rrugën e gabuar. Besoj që ka një zhgënjim, për shkak se edhe qeveria në Kosovë ka ardhur nën petkun e atdhetarizmit dhe ndjenjës së bashkimit. Sa erdhi në pushtet tha nuk ka lejon Kushtetuta, është nga viti 2008 në Kosovë. Edhe deklaratat e Edi Ramës që ishin entuziaste në Kosovë dhe u gëzuan prej atyre që kishin ndodhur në Tiranë. Edhe tërheqja e tij u zmbras, edhe kjo krijoi një problem”, theksoi ai.

dardan molliqaj albin kurti edi rama

Sondazh

Poll