Bota

Samiti i 6 dhjetorit/ Kurti nga Kukësi: BE është e ardhmja dhe fati ynë

Ai komentoi edhe samitin e përbashkët BE-Ballkan Perëndimor, duke shtuar se kjo ngjarje e kthen Tiranën në kryeqendrën evropiane.

27 Nëntor 2022, 22:38 Nga F.M
Samiti i 6 dhjetorit/ Kurti nga Kukësi: BE është e ardhmja dhe
Albin Kurti në Kukës

KUKËS- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është ndaluar për të bërë homazhe në varrin e Hasan Prishtinës në Kukës. Pas pjesëmarrjes në seancën e përbashkët parlamentare në Tiranë, Kurti tha nga Kukësi se në shtator të vitit të ardhshëm do të zhvillojë një mori aktivitetesh në nder të 150-vjetorit të lindjes së një prej figurave më madhore të kombit shqiptar. Ai komentoi edhe samitin e përbashkët BE-Ballkan Perëndimor, duke shtuar se kjo ngjarje e kthen Tiranën në kryeqendrën evropiane.

“Ky samit e kthen Tiranën kryeqendrën europiane. Unë dua sa më shumë marrëdhënie të mira mes Ballkanit Perëndimor dhe BE. Kam dëshirë qe Ballkani të bëhet evropian e demokratik e gëzohem shumë që po mbahet në një kryeqytet si Tirana. Ne jemi të bindur që BE është e ardhmja dhe fati jonë. Mezi pres të kontribuoj si qeveri e shtetit të Kosovës me ju bashkëngjit BE, jo vetëm Kosova, por krejt Ballkani Perëndimor,”- tha Kurti.

Sot, Kuvendi i Shqipërisë dhe Kuvendi i Kosovës zhvilluan një mbledhje të përbashkët të të gjithë deputetëve. Kjo është seanca e parë plenare e përbashkët mes kuvendeve. Mbledhja e përbashkët u hap nga fjalimet e kryeparlamentarëve të dy vendeve. Më 6 dhjetor, Tirana do të presë liderët e vendeve të Bashkimit Europian dhe të Ballkanit Perëndimor së bashku me drejtuesit më të lartë të institucioneve të Brukselit.

albin kurti samiti i be 6 dhjetor 2022

Sondazh

Poll