Bota

Dhunoi 5-vjeçaren, Iljasa Fazliu punonte si logoped pa licencë

Këtë e ka konfirmuar vetë OIK, e cila kanë thënë se Fazliu nuk figuron në databazën e tyre.

27 Nëntor 2022, 17:29 Nga F.M
Dhunoi 5-vjeçaren, Iljasa Fazliu punonte si logoped pa licencë
Iljasa Fazliu

KOSOVË- Logopedi Iljasa Fazliut i cili abuzoi me 5-vjeçaren me autizëm, punonte pa licencë nga Oda e Infermierëve. Mediat e Kosovës shkruajnë se Iljasa Fazliu nuk është anëtar i Odës së Infermierëve të Kosovës dhe nuk ka fare licencë të punës si logoped nga kjo organizatë. Këtë e ka konfirmuar vetë OIK, e cila kanë thënë se Fazliu nuk figuron në databazën e tyre.

“Ju njoftojme se personi per te cilin i referoheni nuk ka licence dhe as nuk figuron ne databazen e Odes se Infermiereve te Kosoves”, kanë deklaruar nga OIK. Oda e Infermierëve ka thënë se derisa Fazliu nuk është anëtar i tyre, nuk mund të marrin masa ndaj tij. Andaj, derisa nuk ka licence tek OIK, pergjegjesia per masa tejkalon domenin e OIK,”- kanë deklaruar nga OIK.

Pavarësisht kësaj, Iljasa Fazliu ishte vendosur shef i Shërbimit të Logopedisë në Klinikën e ORL-së në QKUK. Këtë pozitë e kishte marr nga drejtoresha e SHSKUK-së Pranvera Zejnullahu-Raçi në shtator të këtij viti. Videoja e publikuar sot tregoi se si ai abuzonte me një vajzë 5-vjeçare e cila ishte dërguar nga prindërit për tu trajtuar tek Fazliu. Tashmë logopedi është arrestuar nga Policia e Kosovës.

iljasa fazliu

Sondazh

Poll