Art&Argëtim

Rrëfehet Shakira: Marrëdhënia me Pique u ftoh pas lindjes së djalit të dytë

Shakira ka treguar se marrëdhënia e saj me Pique ka qenë paksa e ftohtë në vitin 2015.

27 Nëntor 2022, 19:55 Nga F.M
Rrëfehet Shakira: Marrëdhënia me Pique u ftoh pas lindjes së
Shakira

SPANJË- Ylli kolumbian ka rrëfyër se marrëdhënia e saj me ish-partnerin Gerard Pique është ftohur pas ardhjes në jetë të djalit të dytë. Në një rrëfim, Shakira ka treguar se marrëdhënia e saj me Pique ka qenë paksa e ftohtë në vitin 2015.  

“Nuk kishte asnjë angazhim të fortë midis të dyve dhe ata mund të shiheshin vetëm gjatë pushimeve ose udhëtimeve të shkurtra, qoftë në Barcelonë apo në pjesë të tjera të botës,”- thonë burimet pranë këngëtares, sipas spanjolles “La Vanguardia”.

Dyshja u ndanë pasi Pique nisi një marrëdhënie me 23-vjeçaren Clara Chía Marti. Ata siç duket i kishin dhënë fund gjithçkaje, por publikisht, ndarja u raportua pasi dolën fotot e futbollistit me vajzën e re. Tre muaj pas ndarjes, Pique u pa të shëtiste lirshëm me të dahurën e tij.  

gerard pique shakira

Sondazh

Poll