Bota

Kryeministri belg vijon vizitën e tij në Ukrainë, premton mbështetje shtesë prej 37.4 milionë euro

I shoqëruar nga ministri i jashtëm belg, Hadja Lahbib, De Croo shfrytëzoi vizitën për të njoftuar mbështetjen shtesë belge prej rreth 37.4 milionë euro.

27 Nëntor 2022, 15:23 Nga d.a.
Kryeministri belg vijon vizitën e tij në Ukrainë, premton
Alexander De Croo

UKRAINË- Kryeministri i Belgjikës Alexander De Croo, ndodhet në ditën e dytë të një vizite të paparalajmëruar në Ukrainë ku ditën e djeshme ka zhvilluar një takim me presidentin Zelenskyy.

I shoqëruar nga ministri i jashtëm belg, Hadja Lahbib, De Croo shfrytëzoi vizitën për të njoftuar mbështetjen shtesë belge prej rreth 37.4 milionë euro.

De Croo ka vizituar pjesë të ndryshme të vendit duke përfshirë Bucha, ku në prill u zbuluan pothuajse 500 trupa banorësh në rrugët e qytetit, viktima të masakrës së Buçës, vrasjes masive të civilëve ukrainas nga Forcat e Armatosura Ruse.

Kryeministri belg vizitoi gjithashtu Borodianka në Oblast të Kievit dhe u fotografua duke qëndruar përpara një murale të Banksy të fundit, ku shfaqej një djalë i vogël duke hedhur mbi supe një burrë, që mendohet se përfaqëson presidentin rus Vladimir Putin, me veshje xhudo.

Shumica e ndërtesave në Borodianka, një qytet i vogël në një rrugë të rëndësishme aksesi për në Kiev, janë shkatërruar nga bombardimet ruse në muajt e parë të pushtimit rus.

alexander de croo lufta ukraine-rusi hadja lahbib

Sondazh

Poll