Aktualitet

Grabisnin sende me vlerë në zonën e Liqenit Artificial, arrestohen dy policë në Tiranë (EMRAT)

Serxhio Cani 23 vjeç dhe polici bashkiak Sajmir Muzikanti 39 vjeç, janë arrestuar.

26 Nëntor 2022, 08:12 Nga A.B
Grabisnin sende me vlerë në zonën e Liqenit Artificial,
Liqeni

TIRANË- Dy policë janë autorë të vjedhjeve në zonën e Liqenit Artificial në kryeqytet. Muajt e fundit në komisariatin nr. 1 në Tiranë, ishin rritur rastet e grabitjeve të celularëve apo sendeve me vlerë në zonën e Liqenit Artificial, denoncuar nga qytetarë që dilnin për shëtitje.

Nga verifikimet rezultoi se autorë të këtyre grabitjeve ishin 2 policë. Të dyshuarit u mbajtën nën vëzhgim për disa javë dhe mëngjesin e sotëm u vunë në pranga. Si autor i këtyre ngjarjeve u arrestua polici Patrullës së komisariatit nr1. Serxhio Cani 23 vjeç dhe polici bashkiak Sajmir Muzikanti 39 vjeç. Sipas forcave të policisë, dy të arrestuarit dyshohet se duke shpërdoruar detyrën, i kanë marrë me forcë, një shumë parash dy personave.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me specialistët e Drejtorisë Rajonale të AMP-së, ndaluan shtetasit: - S. M., 39 vjeç, me detyrë punonjës i Policisë Bashkiake dhe S. C., 22 vjeç, me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 1, të dy shtetasit banues në Tiranë. Këta shtetas dyshohet se duke shpërdoruar detyrën, i kanë marrë me forcë, një shumë parash, shtetasve F. V., dhe F. D., në zonën e liqenit artificial, të cilët kanë depozituar kallëzim në Komisariat. Pas punës hetimore të kryer është bërë e mundur dhe zbardhja e ngjarjes dhe vënia në pranga e 2 shtetasve të mësipërm.

vjedhje te liqeni artificial vjedhje ne tirane serxhio cani sajmir muzikanti

Sondazh

Poll