Insights

9 muaj nga pushtimi i Ukrainës, Ditmir Bushati bën analizën: Rusia është izoluar, paqja mund të vij përmes ekonomisë

Kjo luftë, thotë ai, ka prodhuar edhe një realitet të ri gjeopolitik, “Rusia është pothuajse e izoluar diplomatikisht, kulturalisht dhe ekonomikisht nga bota e zhvilluar. Kjo është hera e parë që i ndodh një ekonomie të pasluftës, pjesë e G-20”.

25 Nëntor 2022, 18:18 Nga k.m.
9 muaj nga pushtimi i Ukrainës, Ditmir Bushati bën analizën:
Ditmir Bushati

TIRANË- Ish-Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati ka publikuar podcast-in e radhës në të cilin analizon efektet e luftës 9 muaj që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia. Në këtë podcast ai flet për realititetin e ri gjeopolitik për peisazhin e ndryshuar të sigurisë dhe pasojat e kësaj lufte për rajonin tonë.

Sipas Bushatit, rendi ndërkombëtar është sfiduar ndërkohë që, "Ukrainasit po tregojnë se është e mundur të jesh patriot dhe të besosh në një shoqëri të hapur e demokratike". Kjo luftë, thotë ai, ka prodhuar edhe një realitet të ri gjeopolitik, “Rusia është pothuajse e izoluar diplomatikisht, kulturalisht dhe ekonomikisht nga bota e zhvilluar. Kjo është hera e parë që i ndodh një ekonomie të pasluftës, pjesë e G-20”.

Sipas Bushatit, në raport me NATO-n, Rusia ndjehet e befasuar, pasi prej kohësh përpiqej t’i vendoste shtetet e Aleancës kundër njeri-tjetrit duke rrëmuar në diferencat mes tyre. Në të njëjtën kohë, edhe BE-ja i dha fund një strategjie të zbatuar që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë, sipas të cilës “paqja mund të vij përmes ekonomisë, dhe veçanërisht përmes tregtisë së energjisë”.

Duke analizuar luftën dhe efektin e saj në rajonin tonë, Bushati thotë se “Lufta në Ukrainë ka pasoja të rëndësishme që mund të ndikojnë në perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor”.

ditmir bushati

Sondazh

Poll

Insights 20 Nëntor 2022, 08:06 Meri Lika

Një vend pune për djalin

Përktheu dhe përshtati: Meri Lika Një baba kishte një djalë, i cili mbaroi shkollën e mesme, por nuk kishte aspak dëshir&e...

Insights 13 Nëntor 2022, 07:44 Ermal Mulosmani

Miti i Protestave

Foto nga protesta Prej kohësh në Shqipëri promovohet ideja e protestave të dhunshme të cilat thyejnë e shkatërrojnë...