Insights

Një vend pune për djalin

Autori Anonim

20 Nëntor 2022, 08:06 Nga Meri Lika

Një vend pune për djalin

Përktheu dhe përshtati: Meri Lika

Një baba kishte një djalë, i cili mbaroi shkollën e mesme, por nuk kishte aspak dëshirë të shkonte në universitet.
Duke qenë se babai ishte një tip që nuk duronte shumë, i bën presion duke i thënë:

- Ok, domethënë nuk do të studiosh? Po të them se unë nuk kam ndërmend të ushqejë parazitë, kështu që do futesh në punë. Dakord?

Babai kishte disa miq politikanë dhe vendosi t’iu kërkonte një vend pune. Foli me njërin prej miqve:

- Taulant si je? Të kujtohet im bir? Po ja, mbaroi shkollën e mesme dhe nuk do që të studiojë më tutje. Nëse mundesh, kam nevojë për një vend pune si fillestar, derisa të vendos për të studiuar. Problemin e kam se dua që të bëj diçka dhe të mos më rri si parazit. Më kupton besoj?

Pas tre ditësh, Taulanti e telefonon:

- Tefik, e gjeta. Këshilltar i Kryeministrit. Paga 9 milion në muaj. Në fakt paga është 1 milion po ka dhe udhëtime e dita, borde, komitete kështu që në fund të muajit do të fus në xhep 9 milion lekë. Bukur, apo jo?

- Jo, mor Taulant!. Kjo është çmenduri. Dua punë për fillestar. Duhet të fillojë nga niveli më i ulët.

Pas dy ditësh, Taulanti telefonon përsëri.:
- Tefik, e gjeta. I gjeta një punë si sekretar i përgjithshëm në ministri. Paga është modeste 5 milion. Në fakt është tetëqind mijë po me udhëtime e dietë, borde, komisione etj, mbërrin tek pesa.

- Jo, Taulant. Të thashë, ai sapo ka mbaruar të mesmen, nuk dua që jeta t’i vijë kaq e thjeshtë. Dua që të vuajë e kështu të ndiejë nevojën për të shkuar në universitet. Më kupton?

Ditën tjetër:

- Tefik, tani mendoj se jemi në rrugën e duhur. E gjeta drejtor i departamentit të burimeve njerëzore në ministri.

Paga është shumë e ulët, dy milion e tetëqind mijë, nuk bëj dot më shumë.

- Taulant të lutem! Më gjej një punë modeste si fillestar. Diçka me një pagë 400 ose 500 mijë.

- Kjo që kërkon ti është e pamundur mor Tefik.

- Pse?

- Këto lloj vendesh pune janë me konkurs, duhet CV e plotë, duhet titull universitar, duhet ndonjë master ose doktoraturë. Më vjen keq, por këtë kërkesë nuk ta plotësoj dot.

meri lika

Sondazh

Poll

Insights 13 Nëntor 2022, 07:44 Ermal Mulosmani

Miti i Protestave

Foto nga protesta Prej kohësh në Shqipëri promovohet ideja e protestave të dhunshme të cilat thyejnë e shkatërrojnë...

Insights 4 Nëntor 2022, 08:39 Stavros Tzimas

BE-ja dhe “çarja” ballkanike

Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan Krerët e shteteve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perënd...