Bota

Vrau 24-vjeçaren në plazhet e Australisë dhe u largua nga vendi, arrestohet në Indi autori i krimit

Në fillim të këtij muaji, qeveria e Queensland vendosi një shpërblim 1 milion dollarë Australianë për informacion, kjo çoi në arrestimin e Rajwinder Singh, njeriu i akuzuar për vrasjen e Toyah

25 Nëntor 2022, 16:44 Nga d.a.
Vrau 24-vjeçaren në plazhet e Australisë dhe u largua nga
Viktima Toyah Cordingley

INDI- Një burrë është arrestuar në Indi për vrasjen e një gruaje të re që u gjet e vdekur në një plazh tropikal të Australisë veriore katër vjet më parë. Trupi i Toyah Cordingley, 24 vjeç, u zbulua në tetor 2018 pas atij që është quajtur një sulm "të furishëm, brutal dhe sadist".

Sipas BBC, në fillim të këtij muaji, qeveria e Queensland vendosi një shpërblim 1 milion dollarë Australianë për informacion, kjo çoi në arrestimin e Rajwinder Singh, njeriu i akuzuar për vrasjen e Toyah. Policia e Queensland tha se ai u arrestua në Delhi nga oficerët indianë të premten dhe pritet të përballet së shpejti me një seancë gjyqësore për ekstradimin. Më pas ai do të sillet në Australi për t'u përballur me procedimet penale.

"Nuk ishte kurrë një çështje nëse, por kur do të vinte kjo ditë. Unë jam shumë e sigurt se kemi një çështje të fortë për të paraqitur para gjykatave," tha komisionerja e policisë së Queensland, Katarina Carroll. 

Singh, i cili punonte si infermier, la pas punën e tij, gruan dhe tre fëmijët e tyre kur u largua nga Australia disa orë pasi trupi i Toyah u zbulua. Ai u fotografua në aeroportin ndërkombëtar të Sidneit.

Detektivët kanë ofruar pak detaje se si Toyah vdiq. Ajo kishte shkuar në plazhin Wangetti, midis pikave të njohura turistike të Cairns dhe Port Douglas, për të shëtitur qenin e saj më 21 tetor 2018, por nuk u kthye në shtëpi. Trupi i saj u zbulua nga babai i saj të nesërmen, gjysmë i varrosur në duna rëre.

Në fillim të këtij muaji, autoritetet australiane apeluan për ndihmën e publikut në një gjueti ndërkombëtare për të gjetur Singh. Me origjinë nga Buttar Kalan në shtetin indian të Punjabit, në kohën e vrasjes ai jetonte në Innisfail, rreth dy orë nga vendi i krimit.

Qeveria australiane kërkoi një urdhër ekstradimi në mars 2021, diçka për të cilën zyrtarët indianë ranë dakord muajin e kaluar. Por ata nuk kishin mundur ta gjenin deri tani 38-vjeçarin. Një detektiv nga policia e Queensland është kthyer së fundmi nga India dhe mediat australiane raportojnë se pesë oficerë policie të Queensland që flasin gjuhën indiane dhe punxhabe kanë marrë informacione përmes WhatsApp.

toyah cordingley katarina carroll

Sondazh

Poll