Art&Argëtim

U kap me drogë në makinë, ky është reperi që u arrestua në Tiranë, shoku i Feros (Foto)

3 Shtator 2019, 15:12 Nga DOSJA
U kap me drogë në makinë, ky është reperi që u

TIRANË– Është vënë në pranga reperi nga Kosova, Ensar Elshani ose Fuego siç njihet me emrin e artit. Mësohet se Elshani është arrestuar nga polciia e Tiranës pasi është kapur me drogë në makinë ndërkohë që nuk bëhet me dije sasia apo lloji i drogës.

“Fuego” ka qëndruar në paraburgim deri sot në Tiranë, pasi akuzohet për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”. Ai është liruar me kusht dhe këtë gjë e ka publikuar në rrjetet sociale me anë të akt-vendimit.

Siç shihet edhe në dokument, Fuego është i detyruar të paraqitet në policinë e Tiranës një herë në javë, çdo të premte.

Ensar Elshani njihet për miqësinë me reperin Fero. Ai është anëtar i grupit “On Records”, dhe është bërë i njohur nga publiku falë bashkëpunimit të suksesshëm që pati me reperin Getinjo që titullohej “Flex” dhe këngës “Hala”.

Elshani është i martuar madje ka dhe një djalë 2 vjeç.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz arrestohet ensar elshani fero arrestohet ensar elshani fero

Sondazh

Poll