Bota

Memli Krasniqi: I kam thënë Kurtit, nuk i thuhet kaq shpesh "Jo" Amerikës

Memli Krasniqi tha se Kurti i dëgjoi me vonesë këshillat amerikane, prandaj, sipas tij, ai tani nuk di se si ta arsyetojë marrëveshjen e arritur për targat në Bruksel.

24 Nëntor 2022, 23:20 Nga k.m.
Memli Krasniqi: I kam thënë Kurtit, nuk i thuhet kaq shpesh
Memli Krasniqi

PRISHTINË- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka treguar se çfarë i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të cilit pretendon se i ka kërkuar që të mos i refuzonte shpesh kërkesat dhe këshillat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në një intervistë për "Pressing", Memli Krasniqi tha se Kurti i dëgjoi me vonesë këshillat amerikane, prandaj, sipas tij, ai tani nuk di se si ta arsyetojë marrëveshjen e arritur për targat në Bruksel.

“Dje me vonesë, kryeministri e ka pranuar këshillën amerikane. E ka pranuar prej zorit, jo prej qejfit, për atë sot s’di se si ta arsyetojë. Ne jemi në pozicionin që e kemi pasur. Unë i kam kërkuar kryeministrit që t'i dëgjojë këshillat amerikane. I kam thënë, nuk i thuhet kaq shpesh JO Amerikës, partnerit kryesor. Nuk i thuhet JO dy herë në vit Sekretarit të Shtetit,”- ka thënë ai.

Kryetari i PDK-së ka thënë se zhgënjimin e amerikan e ka vërejtur edhe gjatë vizitës së tij në Uashington.

“Unë e vërejta edhe në Uashington këtë punë, nuk është ndjenjë e mirë kur krejt bota i sheh si sponsor të shtetit të Kosovës, dhe ti me qenë kaq indiferente Qeveria e Kosovës dhe me thënë s’ka lidhje se ne jemi shtet sovran. I kam thënë në takim unë, kjo punë i bjen: Hajde babë t’i kallxoj arat. Ku do ti me i kallxu Amerikës që jemi shtet sovran. Ne jemi shtet sovran për shkak të Amerikës, para së gjithash,”-shtoi ai.

memli krasniqi

Sondazh

Poll

Bota 24 Nëntor 2022, 20:30

Si ndjehesh kur vret dikë?

Joey the Hitman A mund të vendosni një çmim për jetën e një personi? Po për vrasjen e tyre? Një vrasës i v&...