Bota

Le Parisien zbulon: Macron është nën hetim për financim të paligjshëm të zgjedhjeve në 2017 dhe 2022

Hetimet, sipas asaj që ka dalë, kanë të bëjnë me lidhjet mes vetë kryeministrit francez dhe firmës së konsulencës "McKinsey".

24 Nëntor 2022, 17:39 Nga k.m.
Le Parisien zbulon: Macron është nën hetim për financim
Emmanuel Macron

PARIS- Gazeta franceze “Le Parisien” ka zbuluar se presidenti Emmanuel Macron është nën hetim. Sipas lajmit të publikuar, mbi presidentin rwndon akuza e “favoritizmit” dhe “financimit të paligjshëm të fushatës elektorale 2017”.

Hetimet, sipas asaj që ka dalë, kanë të bëjnë me lidhjet mes vetë kryeministrit francez dhe firmës së konsulencës "McKinsey".

Në veçanti, prokurori financiar kombëtar ka udhëzuar tre gjyqtarë hetues të hedhin dritë mbi kushtet në të cilat disa kontrata publike për “shuma kolosale” i janë dhënë kompanisë amerikane McKinsey. Ky është padyshim hetimi gjyqësor më i ndjeshëm i momentit.

Sipas informacioneve të konfirmuara nga Prokuroria Kombëtare Financiare (PNF), hetimi gjyqësor u hap më 20 tetor për dyshimet për financim të paligjshëm të fushatave elektorale të Emmanuel Macron në 2017 dhe 2022. 

emmanuel macron mckinsey

Sondazh

Poll