Bota

VIDEO/ Katër të vdekur në Rusi, pamjet e tmerrshme tregojnë një person të armatosur duke hapur zjarr në zonën tregtare

Te katër të vdekurit përfshihet edhe personi i armatosur, i cili është filmuar nga kamerat e qendrës tregtare në momentin që nisi të qëllojë.

24 Nëntor 2022, 17:05 Nga d.a.
VIDEO/ Katër të vdekur në Rusi, pamjet e tmerrshme tregojnë
Sulmi ne Rusi

RUSI- Katër persona kanë humbur jetën nga të shtënat me armë zjarri në një qendër tregtare në Rusi pasi një burrë hapi zjarr papritur. 

Sipas Dailymail, te katër të vdekurit përfshihet edhe personi i armatosur, i cili është filmuar nga kamerat e qendrës tregtare në momentin që nisi të qëllojë.

Pamjet që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë një burrë që qëllon me armë teksa kalon pranë makinave të parkuara. Burri qëllon disa të shtëna përpara se të qëllojë nga afër dikë që ishte shtrirë në tokë. Një video tjetër duket se tregon të njëjtin burrë duke qëlluar më shumë në një rrugë përpara se të hyjë në një makinë gri.

Krymsk është një qytet i vogël në rajonin jugor të Krasnodarit të Rusisë pranë gadishullit të Krimesë, të cilin Rusia e aneksoi në mënyrë të njëanshme nga Ukraina në vitin 2014. 

sulm ne rusi 4 te vdekur ne rusi

Sondazh

Poll