Ka gjithmonë një faturë financiare- Si reagojnë financiarisht shqiptarët sapo kalojnë përmbytjet?
Foto ilustruese Shqiptarët edhe pse i tremben humbjes së pronës nuk janë të gatshëm të paguajnë për ta mbrojtu...
KLSH evidenton se 47 miliardë lekë apo 402 milionë euro janë të ardhura të munguara në buxhet, 97% e tyre për shkak të Drejtorisë së Tatim-Taksave, ku bie poshtë teza se mirë-administrimi fiskal është përmirësuar nga qeveria.
1 nga 5 lekë që duhet të hynin në buxhetin e shtetit janë shpërdoruar sipas KLSH. Në raportin për zbatimin e buxhetit janar-shator 2022, auditimet kanë vërejtur se 74 miliardë lekë apo 633 milionë euro është shuma e shkeljes së disiplinës financiare për fondet publike. Ndërkohë, KLSH evidenton se 47 miliardë lekë apo 402 milionë euro janë të ardhura të munguara në buxhet, 97% e tyre për shkak të Drejtorisë së Tatim-Taksave, ku bie poshtë teza se mirë-administrimi fiskal është përmirësuar nga qeveria.
Ndërkohë, te shpërdorimi i fondeve publike KLSH evidenton se vjen nga dy burime kryesore si shit/blerja dhe dhënia me qira e pasurive shtetërore si dhe prokurimet. Te shitblerja e pasurisë shtetërore, KLSH evidenton se 108 milionë euro janë shpërdoruar dhe mungojnë në buxhet për shkak të moszbatimit të rregullave nga kompania Albpetrol. Kompania e dytë që ka shkaktuar dëmin më të madh është KESH në vlerën e 80 milionë eurove. Sa i përket prokurorimeve, janë gati 70 milionë euro të humbura në vetëm 9 muaj me procedurat e parregullta.
Te shkeljet në prokurime, Korporata Elektroenergjitike Shqiptare kryeson e ndjekur nga Bashkia Fier dhe Bashkia Poliçan. Këto tre institucione publike kanë kualifikuar në tendera operatorë ekonomikë, të cilët nuk kanë plotësuar dokumentet standarde.
Sa i përket shkeljeve në zbatimin e kontratave kryesojnë institucionet si Ministria e Infrastrukturës, KESH dhe Ujësjellësi i Elbasanit. Dëmi ekonomik vetëm për zbatimin e punimeve është rreth 4 milionë euro, ndërsa 1/3 e këtij dëmi është shkaktuar nga Ministria e Infrastrukturës. Vërejtje të shumta KLSH ngre edhe për dy projekte infrastrukturore si rruga Qukës-Qafë Plloçë si dhe ndërtimi i Bypass-it të Fierit dhe Vlorës.
KLSH shprehet se gjatë periudhës 9-mujore ka bërë vetëm 1 kallëzim penal për rastin e ish-Kadastrës së Sarandës./TopChannel
Foto ilustruese Shqiptarët edhe pse i tremben humbjes së pronës nuk janë të gatshëm të paguajnë për ta mbrojtu...
Pallate TIRANË- Prej disa vitesh kryeqyteti i vendit është kthyer në një kantier ndërtimi. Fundi i këtij cikli nuk dihet...
Foto Ilustruese Çmimet e larta të energjisë për bizneset që detyrohen ta sigurojnë në tregun e lirë kanë ndi...
Klodian Tomorri TIRANË- Gazetari Klodian Tomorri kërkon mbledhjen e ERE-s dhe zhdukjen e aplikimit të fashës 800 kw. Përmes nj&eum...
Kukesi TIRANË- Nga viti në vit diferencat e zhvillimit ndërmjet rajoneve sa vijnë e thellohen. Tranzicioni i fortë demografik q&eu...
Rruga Pas shpalljes së kompanisë fituese për tenderin e zgjerimit të rrugës Elbasan Qafë Thanë nga Autoritetit Rrugor Sh...
Në prononcimet që lidhen me sistemin financiar kërkohet mjaft kujdes e maturi. Thelbësore është që vendimet, këshillat...
Foto Ilustruese TIRANË- Importet e drithërave në sasi shënuan rënie të fortë gjatë periudhës janar-tetor 2022,...
Foto ilustruese Sektori i turizmit ka shënuar një vit të mbarë në 2022-n, duke tërhequr vizitorë nga e gjithë Europ...
Foto ilustruese Duke filluar nga fillimi i vitit të ardhshëm, bankat tregtare dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informaci...