Ekonomi

'Sot KESH arkëtoi dhe 2.7 mln euro'/ Tomorri: Të urtët e ERE-s të zhdukin vendimin e fashës 800 kw

Ai shton se Korporata arkëtoi dhe 2.7 milione euro të tjera e se në total janë arkëtuar 7 milione euro që kur nisi shitja.

23 Nëntor 2022, 13:22 Nga A.B
'Sot KESH arkëtoi dhe 2.7 mln euro'/ Tomorri: Të urtët
Klodian Tomorri

TIRANË- Gazetari Klodian Tomorri kërkon mbledhjen e ERE-s dhe zhdukjen e aplikimit të fashës 800 kw. Përmes një postimi të bërë në rrjetin e tij social, Tomorri thotë se Korporata Elektroenergjetike Shqiptare shiti sot 13 mijë e 260 mega energji, që dorëzohet sot, nesër dhe pasneser në fashat orare 00-24 dhe 08-21. Ai shton se Korporata arkëtoi dhe 2.7 milione euro të tjera e se në total janë arkëtuar 7 milione euro që kur nisi shitja.

SHKRIMI

Ja pra qe KESH shet edhe mire. Korporata Elektroenergjetike Shqiptare shiti sot 13 mije e 260 mega energji, qe dorezohet sot neser dhe pasneser ne fashat orare 00-24 dhe 08-21. Cmimi mesatar me te cilen u shit energjia ishte 202.2 euro per mega. Ky eshte cmim i mire ne kushte kur KESH eshte ne situate emergjente me teprice prurjesh dhe eshte e detyruar te shese. Kritikat e llumit qe dizinformon funksionuan. Sot Korporata arketoi dhe 2.7 milione euro te tjera. Ne total jane arketuar 7 milione euro qe kur nisi shitja. Nuk jane shume, krahasuar me ato qe jane shpenzuar per blerjen e energjise kete vit, gati 400 milione euro. Por lajmi me i mire eshte qe vendi po akumulon rezerve energjetike.

Konsumi i vendit dhe eksporti perballohen plotesisht nga Komani dhe Vau i Dejes. Fierza eshte e mbyllur dhe rritet me 2 metra ne dite. Parashikimet tregojne se me shume gjase deri ne javen e pare te dhjetorit, Fierza shkon mbi 285 metra. Me pak fjale, vendi po del nga kriza energjetike. Tani eshte momenti te fitohet para. Si fillim duhen mbledhur te urtet e ERE-s, qe ta zhdukin ate vendimin e fashes 800 kë dhe mos ta mbajne si mjet qesharak shantazhi. Pastaj me shpresen se prurjet do jene mire, qe te fitohet para.

klodian tomorri

Sondazh

Poll